Pak kohë më parë u zbulua nga mediat se Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është shtatzënë. Gjatë kësaj kohe Olta nuk ka postuar foto, por barkun e saj të rrumbullakosur kemi arritur ta shohim falë fotove nga paparacët.
Së fundmi ministrja ka nisur pushimet dhe ndodhet në Jalë me bashkëshortin, Artan Agaçi dhe vajzën, Hanën .
“Dosja.al” e ka fotografuar Oltën në det me rrobabanjo blu teksa në sy bie barku i rrumbullakosur.
Gjatë gjithë kohës, Xhaçka ka qënë e shoqëruar nga dy prej bodigardëve të saj.
Olta dhe bashkëshorti i saj Artan janë në pritje të fëmijës së dytë.