Kryetari i PD – së , Lulzim Basha mendon se Rama është peng i krimit . Në një reagim në rrjetet sociale , Basha shprehet se ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur dhe për të shkatërruar . Ndaj për këtë , sipas kryedemokratit Basha njerëzit i kanë hequr vizën .
Postimi i Lulzim Bashës:
Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!