• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS NË TIRANË TAKIMI MINISTERIAL BE- BALLKAN/ Shqipëria model suksesi për reformën në drejtësi
Home
Politikë

NIS NË TIRANË TAKIMI MINISTERIAL BE- BALLKAN/ Shqipëria model suksesi për reformën në drejtësi

4 October, 2018 k.autor Politikë

Ka nisur sot në Tiranë Ministeriali ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe punëve të Brendshme. Takimi i nivelit të lartë është organizuar për të diskutuar mbi forcimin e shtetit të së drejtës dhe eficencën e sistemeve të drejtësisë në vendet e ballkanit Perëndimor, si një nga kushtet për integrimin e tyre në familjen europiane.
Shqipëria është zgjedhur si vend organizator i këtij eventi për shkak të vlerësimit që i është bërë nga partnerët ndërkombëtarë Reformës në Drejtësi që tashmë është duke u zbatuar në vend dhe përpjekjeve për forcimin e shtetit ligjor. Gjatë ministerialit kjo përvojë e Shqipërisë është trajtuar si njjë model që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera që kanë probleme me drejtësinë.
Në ditën e parë të Ministerialit, kushtuar çështjeve të drejtësisë kanë marrë pjesë komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Evropian, znj. Vera Jourova, Ministri i Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser, edhe në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që ka presidencën e Këshillit të BE, Presidenti i Eurojust, ministrja e Drejtësisë së Bullgarisë si dhe ministrat e vendeve të rajonit, Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka theksuar se është hera e parë që një takim i një niveli kaq të lartë zhvillohet në Shqipëri, çka është një vlerësim dhe mbështetje e rëndësishme për rrugën e reformave të thella që ka nisur qeveria dhe rezultateve konkrete që ka arritur.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMACIONET/ MILANI kërkon FITOREN ndaj grekëve, kuqezinjtë marrin LAJMIN E MADH
Previous article "LAGJET E PASANIKËVE"/ Ja ku jetojnë VIP-at shqiptar dhe LUKSI i shtëpive... (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT