• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS NDËRTIMI I BANESËS SË EFEKTIVIT TË RËNË NË DETYRË/ Veliu: Policia e shtetit jep 4 milionë lekë të reja për…
Home
Breaking News

NIS NDËRTIMI I BANESËS SË EFEKTIVIT TË RËNË NË DETYRË/ Veliu: Policia e shtetit jep 4 milionë lekë të reja për…

22 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin ‘Gjurma’ ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.

Pjesë e takimit ku u prezantuan edhe objektivat e këtij fondacioni si dhe  shfaqën në monitor edhe fotot e policëve të rënë në detyrë, ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Në fjalën e tij ai theksoi se Policia e Shtetit do të japë një kontribut prej 4 milionë lekësh për këtë mision.

“224 kolegët tanë sot janë dëshmor, shumë prej tyre janë plagosur dhe të tjerë janë sakrifikuar. Shumë prej tyre sot janë në radhët e policisë së shtetit duke ndjekur rrugën e prindërit të tyre, e të tjerë janë  bërë specialist e profesionistë të zotë. Dëshiroj ti përcjell fondacionit ‘Gjurma’ një fond prej 4 milionë lekësh të reja kontribut i punonjësve të policisë së shtetit”, deklaroi Veliu.

Ndërkohë nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pranishëm në takim u shpreh se policia është e vetmja organizatë që ka më shumë jetë të humbura në 30 vite.

“Si asnjë grup tjetër profesionistësh në Shqipëri në harkun e 30 viteve ka pësuar një humbje të rëndë, të parikuperueshme duke dëshmuar se është një nga organizatat për të mos thënë e vetmja që ka vënë në funksion të punës jo vetëm orët e saj por edhe gjakun”, u shpreh Lleshaj.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se është në mbështetje të kësaj nisme. “Do të doja si Bashki e Tiranës të na konsideroni, dhe nise ka familje në territorin e Tiranës, të kontribuojmë edhe ne me të gjitha mundësitë që kemi”, tha Veliaj.

Familja që do të strehohet nga kjo nismë është ajo e efektivit të rënë nga Shkodra në vitin 2010 Kol Ndreshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUPA E ITALISË/ Raketë e Cengiz Under, mposht Buffon me një super gol (VIDEO)
Previous article NUK SHËNONTE QË PREJ 1 SHTATORIT/ Gareth Bale zhbllon sfidën Unionistas (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT