Ka nisur sot konkursi për gradën “drejtues i parë” në Akademinë e Policisë. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 33 policë.
Ndërkohë, ky konkurs do të kalojë në dy faza. Faza e parë është me shkrim dhe përgjigjet do të korrigjohen, ndërsa faza e dytë është me gojë.
Report TV mëson se Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 5 kandidaturat duke u bazuar në disa kritere, duke filluar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”.
Ish-kryepolici Haki Çako u lirua nga detyra më 8 janar të këtij viti dhe në vend të tij u komandua Rebani Jaupi, i cili do të drejtojë Policinë e Shtetit deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, i cili do të dalë pas konkursit.
Përgatiti:Alpenews.al


