• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS GJYQI PËR SHPIFJE NË GJKKO/ Avokati i Bardhi tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia
Home
Aktualitet
Kronikë

NIS GJYQI PËR SHPIFJE NË GJKKO/ Avokati i Bardhi tërhiqet nga akuzat për ish-kryepolicin e Shkodrës: Nuk tha se Sulaj ka lidhje me krimin, por policia

13 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër. Është përfaqësuesi i një prej bandave më të rrezikshme në vend”, kështu deklaronte Gazment Bardhi më 12 shtator 2024.

Për këtë akuzë të rëndë të bërë nga foltorja e Kuvendit, në drejtim të kreut të atëhershëm policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, teksa lexonte sipas tij përgjime të SkyECC, Gazment Bardhi ka mohuar totalisht veten.

Në seancën në GJKKO këtë të hënë, i paditur nga Sulaj për shpifje dhe fyerje, të bëra botërisht, avokati i Bardhit tha se kreu i grupit parlamentar demokrat nuk e kishte për kryepolicin e Shkodrës por për policinë në përgjithësi. Madje sipas avokat Logut, Bardhi, i cili mungonte në sallën e gjyqit, nuk ka thënë fare se Sulaj kishte njohje personale me të prangosurit e dosjes Metamorfoza.Marash Logu: Në dosjen Metamorfoza, gjatë një komunikimi mes Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegajt, diskutohet për emrin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla. Ky dhe Bledar Çuçi përfliteshin si pasues të Sandër Lleshajt. ‘Mua Mondi më duhet një dimër aty, vëlla,’ flitet mes këtyre dy personave. Në kuadër të këtij procesi, kemi sjellë edhe një provë që vjen nga mediat e shkruara, sa i përket komunikimeve në Sky, etj. Pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, u emërua Bledar Çuçi. Më pas, mori detyrën Taulant Balla. Në 15 korrik 2023, emërimi i Taulant Ballës u pasua me emërimin e Edmond Sulës. Përputheshin të dhënat dhe mbi këtë bazë ngrihen dyshime se kishte ndikim nga biznesmeni Pëllumb Gjoka, mik i ministrit Taulant Balla, dhe nga Ardit Hasanbegaj.

Është e qartë që nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të Gazmend Bardhit për dezinformim. Ashtu si z. Bardhi, edhe deputetët e tjerë kanë detyrën të ngrenë zërin mbi shqetësimet apo denoncimet që u vijnë. Bardhi nuk ka deklaruar se Sulaj ka marrëdhënie apo njohje personale me personat nën hetim, por ka theksuar se krimi i organizuar është i lidhur me Policinë e Shtetit. Gazmend Bardhi nuk ka kryer vlerat penale të shpifjes dhe fyerjes, ndaj kërkojmë rrëzimin e kërkesës për ta dënuar atë dhe deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.

Prokurori Bledar Maksuti: Përmendet disa herë avokat dokumente zyrtare. Kujt i referoheni konkretisht? Cilat janë dokumentet?

Marash Logu: Bazohemi në bazë të informacioneve që na kanë ardhur në mënyrë elektronike. Ishin te gjitha elementet që na bënë të mendonin se ishin dokumente zyrtare. I përkisnin procedimit nr9 të vitit 2023, e njohur në publik si dosja “Metamorfoza”.

I pranishëm në seancë, Sulaj tha se shumë shpejt do të dalë e vërteta se kush është ‘Mondi’ për të cilin flitet në ato komunikime.

Mbrojtja e Edmond Sulajt: Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap në shumë media të shkruara dhe vizive, në të gjithë vendin dhe jashtë tij. Përhapja e këtij lajmi u realizua me dashje. Kjo akuzë është e pavërtetë dhe mbështetemi në prova,” u shpreh mbrojtja e Sulës.

I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulën dhe në deklaratë duket se ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi, ka shkaktuar dëme ndaj z. Sulaj. Edmond Sulaj ka një karrierë prej 28 vitesh, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. Deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi ka njollosur rëndë karrierën e Sulës. Dy vajzat e Sulës, pas deklaratës së Bardhit, kanë pësuar ofendime të shumta në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sulaj. Në këto kushte, kërkojmë që Bardhi të dënohet për këtë vepër.

Edmond Sulaj: Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, dua të saktësoj që unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe shumë shpejt do të dalë e vërteta se kush është ‘Mondi’ për të cilin flitet në ato komunikime. Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë që jam emëruar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm dhe jo me urdhër ministri. Jam krenar për atë që kam bërë me stafin që punon atje. Del qartë se çfarë është arritur për 1 vit e 1 muaj që unë kam qëndruar në Shkodër.

Në seancën parlamentare të 12 shtatorit 2024, Gazment Bardhi lexoi disa përgjime në SkyECC, kur pretendoi se Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj, të arrestuar për dosjen Metamorfoza, flisnin për emërimin e “Mondit”, i cili sipas tij u duhej një dimër aty. Sipas Bardhit, flisnin për Edmond Sulajn, i cili u emërua 1 muaj më vonë në detyrë. Por në fakt biseda i përkiste vitit 2021, ndërsa Sulaj u emërua si kryepolic I Shkodrës në tetor 2023, 2 vite pasi sky ecc nuk ekzistonte më.

Për këto deklarata të rënda, mbrojtja ligjore e Edmond Sulës kërkoi dënim ndaj Gazment Bardhit pasi me shpifje ka njollosur karrierën 28-vjeçare të një efektivi policie por i kanë sjellë edhe pasoja familjare. Seanca e radhës u la për më 21 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA LËVIZJE NË PS/ Majko shkon në bastionin e Berishës, Rama i beson Hoxhës Njësinë 1
Previous article MOTI I KEQ NË KUKËS/ Borë e ngrica, izolohen zonat malore, mungon energjia! Pezullohet mësimi në 20 shkolla

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT