“Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të 6 bashkive. Ju përcjellë partive politike dhe pjesëmarrësve në garë thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhor në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë e të ndershme, lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. ftoj qytetarët e këtyre 6 njësive të qeverisjes zgjedhore që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor. I ftoj të verifikojnë vlefshmëri e dokumentit të identifikimit. Mungesa e një mjeti identifikimi të vlefshëm nuk ju mundëson të ushtroni të drejtën e votimit më 6 mars”, thotë Celibashi.


