Partia demokratike do të mbaje zgjedhjet per kryetar më 13 qershor, dhe sot duket se ka nisur hapur fushata me 3 konferenca per mediat dhe një takim me strukturat.
Te deklaruar deri më tani per postin janë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.
Shehaj ishte dhe i fundit që iu bashkua gares teksa pasditen e djeshme mbajti konferencen e parë para mediave dhe u shpreh i qarte se sipas tij, PD me Lulzim Bashen nuk ka më shanse të fitojë.
Sot, grupimi për “PD” që ka zgjedhur si kandidate Edith Harxhi, e nisen ditën po me një konference teksa përsëritën kerkesat e tyre për kryetarin aktual Lulzim Bashen duke kërkuar transperencë në procesin zgjedhor.
Harxhi u shpreh se me 14 qershor, Lulzim Basha do kete surpriza të mëdha.
Fill pas tyre, ishte Kadilli që takimin me media zgjodhi ta mbante nga selia e PD, ndryshe nga Harxhi dhe Shehaj që kane folur nga sallat e hoteleve.
Kadilli u shfaq i sigurt ne vetvete teksa deklaroi se nuk njeh rivalë si dhe shpalosi platformën e tij.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha ishte larguar nga Tirana per tu vendosur në Berat, ku dhe u takua me mbeshtetësit e tij.
Basha tha se PD është me e madhe se të gjitha gabimet që jane bërë dhe se nga zgjedhjet, demokratët dolen të bashkuar.
AlpeNews.al






