• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS APLIKIMI PËR PANELET DIELLORE/ Rama: 70% subvencionim nga shteti!
Home
Politikë

NIS APLIKIMI PËR PANELET DIELLORE/ Rama: 70% subvencionim nga shteti!

1 November, 2022 s.autor Politikë

Nis ditën e sotme aplikimi për subvencionimin për panelet diellore në kuadër të projektit pilot që ka nisur qeveria për të mbështetur 2 mijë familje shqiptare në krizën energjetike.

Duke nisur nga dita e sotme, çdo familje mund të aplikojë online në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë për të përfituar nga ky projekt.

2 mijë familjet që do shpallen fituese, qeveria do t’u mbulojë 70% të kostos së vendosjes së paneleve diellore. Ky projekt pilot i qeverisë vjen në kohën e krizës energjetike dhe ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike, si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kursyer energjinë dhe të shkojnë drejt përdorimit të paneleve diellore.

Kryeministri Edi Rama shkruan se do të vazhdojnë të mbështesin konsumatorin. Me instalimin e paneleve diellore kursehet 20% e kostos së përgjithshme të faturës së energjisë elektrike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale. 70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.

Përgjigja nëse një familje shpallet ose jo fituese, jepet brenda dy ditëve punë nga momenti i aplikimit të familjes. Në rastin e shpalljes fitues, familja duhet të konfirmojë porosinë për panelet diellore brenda 7 ditësh pune tek subjektet që janë shpallur fitues nga Agjencisë për Efiçencën e Energjisë për të implementuar këtë projekt. Familja paguan vetëm 30% të kostos dhe fatura i dërgohet AEE-së nga subjekti.

Familjet që nuk konfirmojmë porosinë brenda 7 ditëve pune humbasin të drejtën e financimit me 70% për koston e paneleve diellore. Por, një familje që humbet mundësinë për financim, ka sërish të drejtë të aplikojë nga e para. Nga momenti kur familja paguan koston prej 30% për panelet diellore, subjektet tregtare duhet të instalojnë sistemin brenda 15 ditëve pune.

Klientet familjarë që kërkojnë të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kËh për cdo muaj. Ky kriter nuk eshte i zbatueshëm per klientët qe trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale;
Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU;
Të zotërojnë çertifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).
Lista e dokumentave që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online:

Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti);
Certifikata Familjare;
Certifikatë Pronësie;
Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit;
Të paraqesin vërtetim debie nga e-albania që të vërtetojë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura;
Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.
Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike;
Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULTIMATUMI I FUNDIT/ Pedagogët i vënë kushte qeverisë: Dy ditë afat, ose hyjmë në grevë urie! Ja paralajmërimi i kreut të sindikatës
Previous article PAMJET DHE EMRAT/ E kishin kthyer vilën në “market” droge, arrestohen 3 shqiptarët e rrezikshëm

s.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT