• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nis aksioni i pastrimit, Veliaj: 2018, do jetë viti ynë më i pastër në histori
Home
Sociale

Nis aksioni i pastrimit, Veliaj: 2018, do jetë viti ynë më i pastër në histori

24 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Nën moton “Ta pastrojmë qytetin që Viti i Ri të na gjejë pastër”, Bashkia e Tiranës ka nisur sot një aksion të gjerë pastrimi në të gjitha njësitë administrative, për të realizuar një pastrim të përgjithshëm të territorit të Tiranës.

Në bazë të identifikimit të zonave të nxehta të pastrimit të realizuar nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor dhe Njësitë Administrative, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe qindra vullnetarë që në orët e para të mëngjesit u angazhuan duke kontribuar për një ambient të pastër.

Këtij aksioni iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në pastrimin në zonën e Bregut të Lumit, prej ku falënderoi të gjithë qytetarët që u bënë pjesë.

“Jam shumë i lumtur sot që në të gjithë Tiranën  qytetarët na janë përgjigjur për aksionin e fund-vitit. Siç sillemi në shtëpitë tona, që duam të na gjejë viti I ri pastër, ashtu sillemi edhe në Tiranë, duam që ta gjejë shtëpinë tonë të madhe, Viti i Ri pastër dhe kjo ndoshta është vetëm fabula e këtij pastrimi por lajmi i mirë është që ne kemi bërë shumë progres në dy vitet e fundit”, tha Veliaj.

Nga 300 pika problematike dy vite më parë, falë reformimit të gjithë sistemit të pastrimit sot në kryeqytet janë vetëm 30 pika që kanë nevojë për ndërhyrje. Kreu i Bashkisë theksoi se puna më e madhe dhe e vështirë është emancipimi i qytetarëve për t’u kujdesur për ambientin përreth dhe për të mbajtur pastër mjedisin.

Veliaj siguroi qytetarët e Tiranës se 2018 do të jetë viti më i pastër në historinë e kryeqytetit, ndërsa bëri të ditur se shërbimi i pastrimit do të shtrihet edhe në shumë zona të tjera në periferi. “Do të kemi një mikromenaxhim edhe në nivel të njësive administrative të të gjithë kontratave të pastrimit dhe më vjen mirë që kompania jonë publike, jo vetëm ka bërë një punë më të mirë, por ka detyruar edhe privatët që kanë zonat më periferike që të rrisin nivelin.

Sigurisht,  ky ka qenë edhe një vit ku kemi penalizuar shumë kompani të cilat nuk kanë bërë punën e duhur dhe kjo është arsyeja pse nuk do pastrojmë më Tiranën në vitin 2018. Në këto zona periferike, ne do të shtrijmë zgjerimin e kompanisë sonë publike dhe do të sigurohemi që me të njëjtin standard që pastrohet qendra e Tiranës, të pastrohet edhe periferia”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si do të jetë dita e Krishtlindjes për secilën nga shenjat e horoskopit?
Previous article Autobusët në Londër tashmë do lëvizin me karburantin e ri nga kafja

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT