• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NINJA 2018″/ Njihuni me të riun që fiton 500,000 dollarë në muaj nga Fortnite
Home
Teknologji

“NINJA 2018″/ Njihuni me të riun që fiton 500,000 dollarë në muaj nga Fortnite

5 January, 2019 F.autor Teknologji

Të jetosh dhe të bësh shumë para duke luajtur video lojëra, është me të vërtetë gjë e mirë.
Për 27 vjeçarin Tyler Blevins, i njohur si Ninja, 2018 ishte viti më i mirë i jetës së tij, tregoi ai në një intervistë për CNN.

Dhe kush mund ta mohojë këtë? Ninja në fakt ka arritur shumë. 94,958 vrasjet e tij në Fortnite ia kanë siguruar atij një çek me, siç thotë ai, afër 10 milionë dollarë në vitin 2018.

Blevins dhe flokët e tij interesante janë bërë një fenomen kulturor dhe aftësitë e tij dhe personaliteti, kanë ndihmuar ta bëjnë Fortnite lojën që është sot – lojë kjo që i solli përfitime kompanisë Epic Games prej 3 miliardë dollarë në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

Blevins u shfaq në skenë pas një video transmetimi live (628,000 shikime, një rekord që ai e theu) me ikonën e repit Drake në mars. Prej atëherë, ai është bërë shumë i famshëm në rrjete sociale.

Gjalpi dhe buka e Ninjas, siç thotë ai, janë YouTube dhe Twitch, një platformë për transmetime videosh. Rreth 70% e të ardhurave të tij vijnë nga këto dy shërbime interneti.

Sa herë që një abonues i kanalit të tij në YouTube, që ka më shumë se 20 milionë abonues, shikon një video dhe shikon një reklamë, ai fiton një përqindje – dhe për më tepër, videot e tij në YouTube janë shikuar miliona herë.

Në Twitch, më shumë se 12.5 milionë përdorues e ndjekin atë dhe rreth 40,000 paguajnë për ta parë duke luajtur. Fitimet e tjera të Blevins vijnë nga sponsorët si Samsung, Uber Eats dhe Red Bull.

Fortnite ka 200 milionë lojtarë të regjistruar nga e gjithë bota, me një rritje prej 60% që nga muaji qershor. Pa marrë parasysh sa do të zgjasë popullariteti i kësaj video loje, Blevins është duke e shijuar momentin e tij në diell.

Ai u shfaq në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon” më herët këtë muaj dhe kohët e fundit ka kaluar në fitime të tjera, si brende të veshjeve dhe muzikë. Ai ka lëshuar një album të quajtur “Ninjawerks” dhe “Fortnite Rap Battle”, një video në të cilën ai shfaqet duke luajtur dhe që është shikuar rreth 80 milionë herë në YouTube.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Rroca flet si kuksian: Dua titullin dhe një kampionat më të fortë
Previous article "DO I FLAS VETËM..."/ Almeda bën premtimin tipik shqiptar për të birin dhe jemi kaq krenarë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT