Tema e marrëveshjes së Shqipërisë me Greqinë në Arena, Ora News, është shoqëruar me debate të shumta. Kreu i Departamentit për Politikat e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku dhe historiani Pëllumb Xhufi, janë përfshirë në diskutime të ashpra sa i takon marrëveshjes së detit me Greqinë.
Teksa Çollaku foli për një manual për artin e negocimit dhe zgjidhjes me 19 shkallë, Xhufi e pyet nëse këto ishin zbatuar nga Partia Demokratike në 2008-ën. Kjo gjë e ka nervozuar Çollakun, i cili kërkoi të mos ndërhynte e ta linte të fliste.
Çollaku: Më me edukatë, më lër të flas si njëri se as po të fyej as po të kërcënoj.
Xhufi: Ule zërin!
Çollaku: Në rast se kam ndërhyrë kërkoj ndjesë. Po kërko ndjesë që ndërhyn.
Xhufi: Unë të kërkoj ndjesë ty? Mos e dhëntë zoti!
Në replikat e tyre është përfshirë edhe moderatori Dritan Hila, i cili i ka kërkuar Çollakut të mos e kthejë debatin në personale, duke i thënë se edhe ai ka ndërhyrë gjatë debatit.
“Nuk e bëj këtë lloj emisioni unë, ndaj mos e kthe në personale”, thotë ndër të tjera Hila.


