• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIKO PELESHI VIZITË ZYRTARE NË PRISHTINË/ Takime me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
Home
Rajon

NIKO PELESHI VIZITË ZYRTARE NË PRISHTINË/ Takime me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

2 March, 2026 s.autor Politikë, Rajon

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti

Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik dhe institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke rikonfirmuar marrëdhënien e shkëlqyer dhe vëllazërore mes dy vendeve.

Në takimin me Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu u përshëndet konstituimi pa vonesa i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nisja e legjislaturës së re. Kryetari Niko Peleshi vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit parlamentar mes dy Kuvendeve, mbështetur përmes Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2022, si dhe përmes mbledhjeve të përbashkëta në Tiranë dhe Prishtinë.

Gjithashtu Kryetari Peleshi, përshëndeti rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se ky vendim përfaqëson një shprehje të qartë të vullnetit politik dhe solidaritetit institucional, duke riafirmuar mbështetjen për një proces të drejtë dhe të paanshëm, si dhe për ruajtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryetarët Peleshi dhe Haxhiu theksuan nevojën për rritjen e cilësisë dhe shpeshtësisë së bashkëpunimit mes komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, delegacioneve në organizatat ndërkombëtare, deputetëve, administratave të të dy Kuvendeve, shkëmbime informacioni dhe përpërafrim të legjislacionit në funksion të proceseve integruese evropiane dhe përfaqësimit në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari Niko Peleshi rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

U vlerësua orientimi i qartë pro-evropian i Kosovës, përputhja me politikën e jashtme të BE-së dhe angazhimi për reforma në funksion të sundimit të ligjit. Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë zëri më i fuqishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe anëtarësim në NATO.

Në takimin me Kryeministrin Albin Kurti u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha dimensionet, si dhe për zhvillimet rajonale. U nënvizua rëndësia e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe u riafirmua mbështetja për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohje të ndërsjellë.

Palët ndanë vlerësimin se Kosova ka demonstruar përkushtim të qartë ndaj vlerave euroatlantike dhe se heqja e masave kufizuese nga BE-ja përbën një hap pozitiv për avancimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike të saj.

Vizita e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në Prishtinë shërbeu si një moment i rëndësishëm për koordinimin politik dhe institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke forcuar më tej dimensionin mbarëkombëtar të bashkëpunimit dhe duke përcjellë një mesazh të qartë stabiliteti dhe partneriteti strategjik në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NDAJ QIPROS/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë
Previous article DJALI DHUNOI NËNËN DHE MË PAS U VETËMBYT/ Mikesha e familjes jep DETAJET: Ende se di për të birin, është në koma…

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT