• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Nica: Jam i kënaqur me skuadrën, por më duhet një sulmues dhe një mbrojtës
Home
Futboll

Nica: Jam i kënaqur me skuadrën, por më duhet një sulmues dhe një mbrojtës

15 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

E diela ishte një ditë pushimi për “djemtë e detit”, megjithatë lojtarët kanë preferuar të stërviten individualisht, edhe pse stafi teknik i la pushim.

Duket se durrsakët janë të uritur dhe dëshirojnë të ndryshojnë marsh me Stavri Nicën në krye, pas një gjysmë kampionati shumë të dobët. Stafi teknik shfaqet shumë i kënaqur me impenjimin e lojtarëve gjatë kësaj periudhe, teksa Nica kërkon edhe dy afrime të tjera për të qenë kompetitiv. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Nica tregon synimet dhe objektivat e Teutës.

Çfarë opinioni keni për lojtarët pas miqësores, pavarësisht humbjes?

Pashë në fushë një ekip me shumë dëshirë që luftoi gjatë gjithë kohës. Ky është një element shumë i rëndësishëm për të arritur atje ku duam ne. Kemi qenë në nivel me kundërshtarin dhe mund të them se edhe mund të kishim fituar, por në miqësore pak rëndësi ka kush fiton.

Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm. A ndihet skuadra nën presion në stërvitje kur mendon klasifikimin?

Ajo që ka ndodhur, nuk zhbëhet më. Tani ne po punojmë fort me objektivin për t’u ngjitur sa më parë në klasifikim. Gjatë gjithë kësaj periudhe i kam folur shumë ekipit për këtë pjesë. Ne si staf duhet t’iu japim shumë besim, por edhe lojtarët me njëri-tjetrin duhet të jenë bashkëpunues dhe të përçojnë optimizëm.

Deri tani janë afruar katër lojtarë, ndërsa janë larguar gjashtë. A prisni afrime të tjera?

Një trajner gjithmonë dëshiron të ketë sa më shumë lojtarë, megjithatë jam i kënaqur me këta që kam. Në komunikimet me drejtuesit kam kërkuar një mbrojtës të majtë dhe një sulmues tjetër që e njeh portën. Jam i kënaqur nga impenjimi i tyre dhe pres të paktën edhe dy lojtarë.

Sa do të ndikojë mospërgatitja e sulmuesit nga Mali, Tidiane Tambadu, së bashku me ekipin?

Sigurisht që do të ndikojë shumë. Ne e kemi parë Tambadunë vetëm në video dhe nuk e njohim mirë lojën e tij. Faza përgatitore ndaj është e rëndësishme, për të harmonizuar grupin. Më vjen keq që nuk është me ne, por turqit na trajtuan keq duke e kthyer lojtarin. E njëjta gjë ndodhi dhe me Latifin, por të paktën këtë e lejuan të bashkohej me grupin pas 24 orësh.

Kupa është i vetmi objektiv që është i mundshëm, por vjen shumë shpejt dhe përballë keni Skënderbeun. A do të jeni gati për këtë takim?

Po punojmë fort, me qëllimin për të qenë gati. Duhet të jemi agresivë në fushë, cinikë përpara portës për të marrë atë që duam. Megjithatë kemi ende kohë për t’u përgatitur, por gjërat janë në rrugën e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare: Beqiraj prezantohet te skuadra e re
Previous article Bëni valixhet gati! Po ju pret "krahëhapur" destinacioni më i bukur në ITALI (FOTO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT