Adriatik Lallën nuk ka më kush ta mbrojë. Pas shkarkimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, pozita e Adriatik Llallës ka pësuar një rënie të lirë. Nga maja në humnerë, nga parajsa e tij e detyrës së rëndësishme, në ferrin e vetmisë dhe akuzave deri në një mllef të paparë publik kundër tij nga pothuajse të gjithë.
I vetmi që tentoi ta mbronte publikisht me argumenta qesharakë, ka qenë ish ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani argumenti i vetem i te cilit ishte se familja e Llallës ka qene e persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhes dhe tani nga SHBA?!
Por çfarë ka ndodhur me Sali Berishën në raport me ish Kryeprokurorin Llalla qe e mori kete detyre 5 vjet te shkuara me votat e PD kur ai ishte ende kryeminister dhe PS e Rama nuk kishin ardhur ende ne pushtet?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbreme në “Studio e Hapur” në News24 edhe për çështjen e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.
I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si e gjykon terheqjen e Llalles nga sistemi i drejtesise qe do te thoshte automatikisht terheqje nga Vettingu, Berisha tha se ne fakt eshte nje nen i Kushtetutes i interpretuar nga Gjykata Kushtetuese, i ndryshuar me pelqimin e nderkombetareve, qe “amniston” te gjithe ata qe veprojne si Llalla.
Berisha la te kuptohet se e mira do te ishte qe kushdo qe nuk ka vene pasuri ne shkelje te ligjit, ne menyre korruptive gjate ushtrimit te detyres, duhet ti nenshtrohet vetingut ose te ktheje pasurine e paligjshme.
I pyetur nga gazetarja per vendimin e sekretarit Amerikan te Shtetit Rex Tillerson, qe i ndaloi hyrjen ne SHBA te Llles dhe tre familjareve te tij te tjere, me motivacion per “pershirje te tij ne raste te medha korrupsioni” Berisha tha se nje personialitet i tille, qe perfaqeson politiken e jashtme te SHBA me siguri qe duhet te kete prova, perderisa ka firmosur nje vendim te tille.
Ai me siguri ka duhet te kete patur prova për përfshirjen e Adriatik Llallës në raste të medha korrupsioni,- arsyetoi Berisha.
Në këtë mënyrë as Sali Berisha, njeriu qe me se shumti e mbeshteti Adriatik Llallë të bënte karrierën e jashtëzakonshme që pat, nuk mund ta mbrojë dot më. Sepse e para do hynte në konflikt me opinionin publik që e ka kuptuar sëfundi edhe për shkak te publikimit të skandaleve për mënyrën superluksoze të jetës së familjes Llalla, se ato pasuri nuk kanë ardhur nga paga e shtetit me punë të ndershme.
E dyta, do hynte në konflikt me SHBA, për një “ushtar” të rënë tashmë në fushën e betejës së drejtësisë së re.
Dhe së treti, është parimi i të gjithë lidereve politikë si Sali Berisha, që pasi të kanë shtrydhur si limon, të flakin tutje se nuk kanë se për çfarë të të duan më.
Pas kësaj presim të shohim se si do të sillet edhe LSI, e vetmja aleate që vazhdon ta mbrojë, qoftë edhe në heshtje Adriatik Llallën.
Përgatit: Alpenews.al