• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGROHJA GLOBALE/ Studentët francezë bojkotojnë mësimin, protestojnë…
Home
Nderkombetare

NGROHJA GLOBALE/ Studentët francezë bojkotojnë mësimin, protestojnë…

22 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Qindra nxënës dhe studentë francezë bojkotuan mësimin të premten për të demonstruar në bulevardet e Parisit, duke kërkuar masa urgjente kundër ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike. Të mbledhur për të dytën javë radhazi, adoleshentëve nga vende të ndryshme të Europës iu bashkua këtë radhë nismëtarja e lëvizjes edhe 16-vjeçarja Greta Thunberg.
Vetëm një ditë më parë, e reja me origjinë suedeze, e cila është kthyer në një simbol të aktivizmit për klimën, mbajti një fjalim disa minutësh përpara liderëve politikë dhe të biznesit në Bruksel, ku denoncoi “lëmshin” mjedisor të krijuar nga mosveprimet e tyre.

Thunberg: Shumica e njerëzve me të cilët flas nuk kanë as diturinë më të pakët rreth krizës klimatike që na kanoset, dhe kjo është absurde. Nuk pret koha që ne të rritemi dhe të marrim në dorë të ardhmen. Secili prej nesh duhet të kontribuojë, përndryshe nuk do të vlejë asnjë arritje historike apo progresi i qytetërimit tonë, dhe ju si liderë politikë do të konsideroheni si dështimi dhe keqbërësit më të mëdhenj në historinë e njerëzimit.

Lëvizja studentore për klimën u krijua gushtin e kaluar nga 16-vjeçarja Thunberg, kur e reja e diagnostikuar në spektrin e autizmit nisi të protestojë për klimën përpara parlamentit të vendit të saj.
Niveli i dioksidit të karbonit është rritur me 30 për qind në 150 vitet e fundit ndërsa katër vitet e fundit janë më të ngrohtat që nga fillimi i raportimit. Me këtë trend, deri ne vitin 2100 temperatura do rritet me 3-5 gradë. Ndërsa synimi i lëvizjes mbetet përgjysmimi i gazrave të dëmshëm që lëshohen në atmosferë deri në vitin 2030, me qëllim që temperatura e Tokës të mbahet nën kontroll.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA BAKAYOKO TEK HIGUAIN/ Ja çfarë mund të bëjë Chelsea me lojtarët
Previous article DO VIJNË SË SHPEJTI/ Ja kush janë 5 funksionet e reja të WhatsApp

k.autor

Postime të ngjashme

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit Botë

SHBA PUBLIKON MARRËVESHJEN SHBA-LIBAN/ Në fokus çarmatimi i Hezbollahut dhe tërheqja graduale e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT