• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGROHJA GLOBALE/ 5 qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur nga ndryshimet klimatike
Home
Nderkombetare

NGROHJA GLOBALE/ 5 qytetet më të rrezikuara në botë për t’u goditur nga ndryshimet klimatike

23 February, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ngrohja globale, përmbytjet, zjarret dhe të gjitha fenomenet natyrore që po godasin sot botën mbarë nuk janë rezultat i rastësishëm që kanë ardhur nga hiçi.

Përkundrazi! Prej vitesh, ngrohja globale dhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë me klimën po kthehen në faktorë kërcënues për shoqërinë dhe njerëzimin që në çdo kohë mund të preket në mënyrë fatale nga këto fenomene.  Një studim i fundit ka zbuluar tashmë se cilat janë pesë qytetet më të rrezikuara në botë për t’u prekur nga ndryshimet klimatike.

Bangkoku, Amsterdami dhe Melburni kryesojnë listën për riskun më të madh nga ndryshimet klimatike deri në vitin 2050. Rritja e niveleve të detit të shkaktuara nga një rritje e temperaturave globale do të godasë kryeqytetin e Tajlandës më shumë se çdo vit tjetër, thotë Indeksi i Nestpick në parashikimin e tij. Ndikimi do të jetë gati 100 herë më i keq se në qytetet e tjera si Oslo dhe St. Petersburg.

Amsterdami dhe qyteti Ho Chi Minh në Vietnam përballen me nivele të ngjashme të ndikimit, pretendon studimi, i cili përdor një seri projektesh të njohura bregdetare dhe analiza të rrezikut të klimës. Cardiff ishte qyteti i katërt më në rrezik nga ngritja e niveleve të detit dhe Londra ishte e shtata, nga 85 qytetet e marra në analizë.

Melburni, ndërkohë, përballet me kërcënimin më të madh nga nevoja e shtuar dhe disponueshmëria e ujit, zbuloi analiza e Nestpick.

Shumë vende që tashmë janë mjaft të nxehta në verë, rritja edhe më shumë e temperaturave do t’jua bëjë jetën më të ashpër edhe në mjediset me ajër të kondicionuar. Nestpick thotë se planifikuesit e qyteteve do të duhet të mësohen me ndryshimet e parashikuara në mënyrë që të vazhdojnë jetën normalisht.

Omer Kucukdere, themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Nestpick, tha: “Një numër i qyteteve  do të pësojnë ndryshime më drastike në klimë gjatë tre dekadave të ardhshme. Janë disa nga destinacionet më të njohura me migrantë që kërkojnë mundësi jashtë vendit. Ndërsa, Agjensia e Mjedisit në Mbretërinë e Bashkuar po planifikon të shpenzojë miliarda për të trajtuar përmbytjet në Londër.

Shumë kombe mund të mos kenë kapitalin për të vendosur masa të tilla të shtrenjta, ose as nuk mund të mbështesin idenë e financimit të masave  për këto lloj situatash të paparashikuara”.

Studimi zbuloi se qyteti që do të përballet me rritjen më të lartë të temperaturës nga viti 2020 deri në 2050-ën ishte Ljubljana në Slloveni, ku mesatarja e temperaturave do të rritet me 3.53C.

Qyteti i pestë është New Orleans në SHBA, ku të tjera kërcënime klimatike pritet që ta godasin këtë vend vit pas viti./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI ME XHAMAJKËN/ Ambasadorja e Kosovës në SHBA: Shumë palë të tjera janë të përfshira
Previous article “TË NA E KISHIN DHËNË NEVE PENALLTINË, PËRMBYSEJ BOTA”/ Sarri: Championsi elektrizues!

Delo.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT