• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGRITJA E SPAK/ Mbyllet gara për institucionin që do godasë korrupsionin
Home
Aktualitet
Drejtësi

NGRITJA E SPAK/ Mbyllet gara për institucionin që do godasë korrupsionin

22 February, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Në Shqipëri, shtyrja me dy javë e afatit për paraqitjen e aplikimeve për anëtarët e Prokurorisë speciale antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, duket se ka rezultuar e suksesshme.

Janë 12 kandidatë që ju shtuan 15 të tjerëve që ishin ofruar përgjatë thirrjes së parë, duke e çuar në 27 numrin e përgjithshëm të atyre që do të konkurrojnë për 15 vendet në këtë prokurori.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kishte motivuar shtyrjen me faktin që “numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve”.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Përveç nënshtrimit ndaj procesit të rivlerësimit, anëtarët e Prokurorisë speciale do të duhet të plotësojnë dhe një sërë kriteresh të tjera të rrepta, përfshirë detyrimin që të gjitha komunikimet telefonike dhe elektronike, apo dhe llogaritë bankare të tyre dhe familjarëve të ngushtë, të mund të jenë nën kontroll të vazhdueshëm.

Përveç procedurave të vlerësimit që vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të ndjekë për të parë plotësimin formal të kritereve, kandidatët do t’i nështrohen dhe procesit të rivlerësimit, dhe vetëm në përfundim të tyre do të bëhet e mundur ngritja e këtij institucioni. Me formimin e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNËSIMI I STUDENTËVE EKSELENTË TË MJEKËSISË/ Manastirliu: Puna e nisur nuk do të ndalet derisa të realizohet cdo angazhim
Previous article "BREXIT"/ Kreu i opozitës britanike: May të bashkëpunojë ngushtë me BE-në

k.autor

Postime të ngjashme

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT