• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGRITI NË KËMBË” GJITHË BILISHTIN ME MOTRËN E SAJ/ Gjykata lë të lirë “gangsteren” Dezi Arapin
Home
Aktualitet
Kronikë

“NGRITI NË KËMBË” GJITHË BILISHTIN ME MOTRËN E SAJ/ Gjykata lë të lirë “gangsteren” Dezi Arapin

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, Dezi Arapin, 27-vjeçaren që së bashku me motrën ishte kthyer në një problem për qytetarët e Bilishtit.

Burime bëjnë me dije se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” më 28 gusht, ndërsa ajo vijon tëq jetë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Dezi dhe Xhesi Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, u arrestuan më 23 gusht në Bilisht. Në mënyrë të vazhdueshme ato prishin qetësinë publike.

Në orët e vona, dy motrat, nën efektin e alkoolit, lëviznin me makinë nëpër qytet dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur.

23 vjeçarja u procedua në gjendje të lirë, ndërsa për motrën e saj masa e sigurisë u dha dje në gjykatë.

 

Kujtojmë që në vitin 2018, Dezi Arapit i kishin djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Njoftimi i policisë për ndalimin e dy motrave:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët. Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJEJ PUNË, MOS RRI KOT"/ Autori tregon debatin që çoi në vrasjen e babait të tij! Fqinjët: E goditi me pllakë betoni
Previous article DITMIR BUSHATI/ Fitorja e disiplinës strategjike

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT