• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGRIHET RRJETI ANTI-KORUPSION NË 16 AGJENSI/ Gjonaj: Në një vit e gjysmë 650 punonjës të ndëshkuar
Home
Aktualitet
Drejtësi

NGRIHET RRJETI ANTI-KORUPSION NË 16 AGJENSI/ Gjonaj: Në një vit e gjysmë 650 punonjës të ndëshkuar

12 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Në një vit e gjysmë, më shumë se 650 masa disiplinore janë marrë për punonjësit e administratës publike. 120 prej tyre në nivele të larta dhe të mesme drejtuese, janë larguar nga detyra, dhe më shumë se 40 zyrtarë publik janë dërguar me kallëzim penal në  prokurori. Një shifër e tillë është bërë publike nga ministrja Etilda Gjonaj gjatë një takimi me ambasadorët dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Teksa u diskutua plani i veprimit anti-korrupsion  2019-2023, Gjonaj prezantoi rrjetin e ngritur nga Ministria e Drejtësisë me koordinator antikorrupsion në 16 agjenci në nivel qendror dhe një pjesë në nivel vendor.

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër korrupsionit, Gjonaj prezantoi rezultatet e grupit task-forcë dhe disa nga treguesit e planit të veprimit.

“Veprimtaria e task-forcës antikorrupsion, ka rezultuar mjaft pozitive me rezultate konkrete të cilat kanë ndihmuar edhe në informimin e publikuar por edhe në ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në përgjegjësi administrative apo përgjegjësi penale.  Në një vit e gjysmë, më shumë se 650 masa disiplinore janë marrë për punonjësit e administratës publike. 120 prej tyre në nivele të larta dhe të mesme drejtuese, janë larguar nga detyra, dhe më shumë se 40 zyrtarë publik janë dërguar me kallëzim penal në  prokurori”, nënvizoi Gjonaj.

Ajo shtoi se në muajt që vijnë, task-forca anti-korrupsion do të marrë një vlerë të shtuar nëpërmjet ngritjes së një rrjeti anti-korrupsion i cili do të përbëhet nga koordinator antikorrupsion në 16 agjenci në nivel qendror dhe disa në nivel lokal.

“Në muajt që vijnë, task-forca anti-korrupsion do të marrë një vlerë të shtuar nëpërmjet ngritjes së një rrjeti anti-korrupsion i cili do të përbëhet nga koordinator antikorrupsion në 16 agjenci në nivel qendror dhe disa në nivel lokal, ku në bazë të të dhënave tona perceptimi i qytetarëve për korrupsionin për këto agjenci ka qenë më i lartë.  Këtu përfshihet shërbimi dhe trajtimi i titujve të pronësisë, shëndetësisë, arsimit, inspektoriateve të ndryshme, Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave apo edhe në ato agjenci që ofrojnë shërbime, licenca për publikun dhe grupe të ndryshme të interesit”, u shpreh Gjonaj.

Nga ana tjetër ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, vlerësoi punën e bërë nga ministria Gjonaj, duke siguruar se Bashkimi Europian do të vijojë më tej të përkrahë projektet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për të luftuar korrupsionin.  Ndër të tjera ai tha se BE ka ofruar një mbështetje financiare prej 10 milionë eurosh në kontratë sektoriale dhe 1 milionë euro asistencë teknike.

“Lufta e Korrupsionit, është një luftë e gjatë dhe kjo mund të fitohet vetëm me përpjekjen e të gjithë shoqërisë dhe të gjitha institucioneve së bashku. Është një luftë ku luftohet kundër mentalitetit të abuzimit. Ministria e Drejtësisë, ministrja Gjonaj dhe i gjithë stafi i saj, ka mbështetje të plotë të Bashkimit Evropian në luftën kundër korrusionit”, tha Soreca.

Ndërkohë, Gjonaj adresoi një falendenderim ndaj ambasadorit Soreca, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile të cilët mbështesin iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë.

“Është inkurajuese të shohësh kaq shumë përfaqësues të partnerëve tanë ndërkombëtar dhe shoqërisë civile si mbështetës kryesorë të betejave tona kundër korrupsionit. Do doja të falenderoja personalisht ambasadorin e BE-së Soreca, i cili jo vetëm institucionalisht, por edhe personalisht ka qenë një mbështetje e vazhdueshme e nismave tona në luftën kundër korrupsionit”, përfundoi Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDUAM SE ISHIN THJESHTË PUSHIME/ Ja arsyeja që e çoi Tunën në Afrikë
Previous article LIVE/ Starton sfida Itali-Greqi

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT