• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ngrihet grup pune, PS me strategji të re për punësimin. Çfarë parashikohet për punëkërkuesit
Home
Shqipëri

Ngrihet grup pune, PS me strategji të re për punësimin. Çfarë parashikohet për punëkërkuesit

25 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Qeveria ka nisur punën për hartimin e një strategjie të re të punësimit 2018- 2022, ku janë angazhuar edhe një grup deputetësh, ekspertësh dhe akademikësh.

 Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës së deputetëve, prezantoi dje për mediat prioritetet ku do të fokusohen rekomandimet për nxitjen e punësimit në vend. Drafti i punësimit do të konsultohet edhe me grupet e interesit, për t’u miratuar më pas nga qeveria.

“Një nga sfidat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit është çështja e punësimit, për të cilin qeveria ka angazhim të madh për të mbështetur një zgjidhje afatmesme dhe afatgjatë. Në këtë kuadër, Kryeministri është angazhuar plotë- sisht duke ngarkuar jo vetëm grupet qeveritare dhe të administratës, por edhe të grupit parlamentar.

Nga një grup deputetësh që ka caktuar Kryeministri, po përgatitet një dokument në mbështetje të një strategjie të re të punësimit, i cili fokusohet në disa drejtime. Bazuar në një analizë të punë- simit në periudhën e tranzicionit në vend dhe prioriteteve të zhvillimit të ekonomisë, do të jepen disa rekomandime për nxitjen e hapjeve të reja të vendeve të punës nëpërmjet dy instrumenteve kryesore të politikave ekonomike dhe sociale, politikave të zhvillimit dhe instrumentit financiar në mbështetje të punëkërkuesve.

Anastas-Angjeli

Në fokus është punësimi i të rinjve, i cili është problem dhe për vendin tonë. Do të ketë një konsultim të gjerë me faktorët e interesit për të tërhequr mendimet për hartimin e këtij dokumenti, i cili startoi me takimin që u bë me gazetarë të fushës ekonomike”, u shpreh Angjeli.

STRATEGJIA E PUNËSIMIT

Deputeti Angjeli tha se strategjia e re e punësimit synon të krijojë një qasje ndryshe të punësimit në vend, prioritet do të jetë punësimi i të rinjve dhe orientim më i drejtë i fondeve publike dhe donatorëve në hapjen e vendeve të punës. Në prioritetin e grupit të punës do të jenë edhe rekomandimet për nxitjen e kualifikimit nëpërmjet arsimimit profesional.

“Besojmë se, duke përcaktuar disa politika të reja të lidhjes mes zhvillimit ekonomik me punësimin, duke përdorur më shumë instrumente financiare për nxitjen e punësimit, duke kthyer sytë nga edukimi, shkollimi, kualifikimi dhe riaftë- simi profesional drejt vendeve të punës, duke pasur një angazhim më të madh nga biznesi, si dhe duke bërë një risktruktim të institucioneve në vend që merren me çështjet e punë- simit, pa dyshim që do të bëjmë hapa progresivë për të frenuar atë disproporcion të madh që ka pasur në 25 vitet e fundit mes rritjes ekonomike dhe mungesës së punësimit në vend”, u shpreh Angjeli. Anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Anastas Angjeli, u shpreh se një fokus të veçantë do të ketë analiza se sa shpenzohet për një vend pune aktualisht, duke tentuar mbledhjen e të gjitha fondeve që jepen në këtë sektor në një mekanizëm të vetëm dhe shpërndarjen aty ku është e nevojshme.

“Një nga çështjet kryesore që do të shohim do të jetë raporti mes kostos dhe përfitimit, duke pasur parasysh se Një nga orët e hapura në një gjimnaz të Tiranës Veliaj, dje me ambasadorin japonez sa lekë harxhohen për një vend pune në Shqipëri. Ne jemi munduar të grumbullojmë gjithë informacionin e nevojshëm të fondeve të ndryshme qeveritare apo të donatorëve, të fondeve për investime që jepen në vendin tonë, të investimeve që bën sektori privat dhe shtetëror, për të nxjerrë koeficientë të caktuar të lidhjeve dhe raporteve që krijohen midis investimit dhe vendit të punës. Bizneset duhet të përfshihen më shumë në çështjet që kanë të bëjnë me punësimin dhe edukimin e punësimit”, u shpreh Angjeli.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Wenger konfirmon qëndrimin e Wilshere, i beson shiritin e kapitenit
Previous article Operacioni “SHEFI”, 21 të arrestuar/ Zbardhen fotot nga përgjimet italiane, si u zbulua banda shqiptare

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT