• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ngrihen “peshë” PRONARËT e skafeve dhe motorëve të ujit: Na jepni LEJEN E LUNDRIMIT
Home
Sociale

Ngrihen “peshë” PRONARËT e skafeve dhe motorëve të ujit: Na jepni LEJEN E LUNDRIMIT

21 June, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë protestuan dje para Policisë Kufitare, pasi ende nuk janë pajisur me leje për të dalë në det. Rreth 30 pronarë mjetesh lundruese, të cilët operojnë vetëm gjatë sezonit turistik, kanë ngritur shqetësimin se nuk iu është dhënë leja e lundrimit, edhe pse koha e sezonit turistik ka nisur me kohë.

Sipas tyre, mungesa e lejeve ka ndikuar negativisht në ekonominë e tyre, pasi ata mundet të punojnë vetëm gjatë muajve të verës. Protestuesit kërkuan dhe realizuan edhe një takim me drejtorin e Policisë Kufitare të Vlorës, Luan Hysenaj, ku kanë ballafaquar problematikat e hasura deri më tani. Ata theksuan se muaji qershor po shkon drejt fundit dhe tashmë nga sezoni turistik u mbeten shumë pak për të punuar. Shqetësimi i tyre lidhej edhe me vendet e përcaktuara nga ana e bashkisë, të hyrjeve dhe daljeve në det.

Një tjetër shqetësim i pronarëve të këtyre mjeteve ishte edhe plotësimi i dokumentacionit, ku një pjesë e tyre duhet të dorëzohen në Durrës dhe jo në Vlorë. Ndryshimi i procedurave të pajisjes me një leje lundrimi, përcaktuar në një vendim të datës 29 maj të vitit 2018, ka sjellë edhe vonesat në dhënien e lejeve të lundrimit. Është kjo ajo çfarë konfirmohet nga Policia Kufitare e Vlorës.

Por, për protestuesit është absurde që të bëhet një ndryshim i tillë në fund të muajit maj, kur këto procedura kërkojnë kohë për t’u plotësuar. Klodian Haxhiraj ishte njëri prej protestuesve dje, i cili tregoi se zotëron një gomone turistike dhe dy motorë uji. Sipas tij, këtë sezon turistik ende nuk i ka vënë në funksion, për shkak të mungesës së një leje lundrimi.

Kjo, sipas tij, ka sjellë pasoja negative në punën e tyre, pasi sezoni është mjaft i kufizuar dhe me gjithë ankesat e deritanishme, ende s’kanë gjetur zgjidhje.

Për çfarë po protestoni sot?

Për mungesën e lejes së lundrimit, pavarësisht se kemi aplikuar prej më shumë se një muaji për t’u pajisur. Kjo vonesë vjen për shkak se duhet plotësuar dokumentacioni, dokumente, të cilat një pjesë duhet t’i dorëzojmë në Vlorë dhe një pjesë në Durrës. Kjo është e tepërt, pasi sezoni ka kohë të kufizuar dhe po mbaron edhe qershori.

Ju ende nuk i keni nxjerrë në det mjetet?

Jo, ku t’i nxjerrim, do t’i kapin dhe sekuestrojnë. Këto janë mjete turistike, që na shërbejnë vetëm gjatë sezonit. Është një periudhë kohe mjaft e kufizuar, në të cilën ne punojmë. Qershori po shkon drejt fundit. Pak kohë ka mbetur dhe ne ende nuk jemi pajisur me leje lundrimi. Kjo ka kosto financiare për ne.

I keni dorëzuar dokumentet?

Po, po, disa herë. Madje, jemi detyruar që një pjesë të tyre t’i dorëzojmë në Durrës, pasi kështu e përcakton ligji. Përse duhet të shkojmë në Durrës, kur ne e ushtrojmë aktivitetin në Vlorë? Këto janë sorollatje shumë të mëdha për ne dhe natyrisht që na duhet më shumë kohë për të siguruar një leje. Por edhe procedurat e reja që po na nxirren çdo ditë, na kanë sjellë shqetësime.

Çfarë do të bëni në vijim?

Realizuam një takim me drejtorin dhe na u tha se situata do të përmirësohet në pak ditë. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet dhe ne të nisim punën sa më shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Dhuna, unë, një deputet, ‘826.5 milionë euro të vjedhura sipas KLSH’ dhe fashizmi i ri që duhet të marrë përgjigje!
Previous article Aksident i tmerrshëm për Alban Hoxhën dhe shokun e tij te Partizani

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT