• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGRIHEM NATËN DHE VRAPOJ…”/ Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë
Home
Jetë

“NGRIHEM NATËN DHE VRAPOJ…”/ Pacientët e COVID-19 me pasoja edhe pas muajsh të tërë

6 December, 2020 s.autor Jetë

Ndërsa pandemia po mbush vitin, doktorët janë duke monitoruar pacientët e COVID-it që ende vuajnë pasojat e sëmundjes. Ata vazhdojnë të përjetojnë simptoma megjithëse kanë kaluar muaj pasi kaluan efektet e menjëhershme të virusit.

Michael Reagan u infektua me COVID-19 në fillimet e pranverës. Deri nga maji mendoi se më e keqja kishte kaluar. Por në qershor ai ende nxirrte gjak kur kollitej, kishte vështirësi në frymëmarrje, i dridheshin duart, i binte të fikët herë pas here dhe zemra i rrihte me shpejtësi.

Për më tepër, nuk e rikuperoi dot shijen dhe nuhatjen.
“Ndiej aroma të pavërteta. Më duket sikur diçka digjet gjatë gjithë kohës. Nuhas tym. Shpesh ngrihem natën me pizhama dhe vrapoj nëpër apartament për të kontrolluar se çfarë po digjet. Dhe nuk ka asgjë”, thotë ai.

Zoti Reagan klasifikohet nga doktorët ndër pacientët që nuk u shëruan kurrë plotësisht nga efektet e dëmshme të COVID-19. Dhe ai nuk është i vetmi. Ka mijëra të tjerë që vuajnë nga e njëjta sindromë.

Zoti Reagan dhe një grup pacientësh afatgjatë krijuan një grup në internet dhe madje edhe një takim me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Një nga faktorët është se njerëzve u rikthehet sëmundja. Duken sikur përmirësohen, por pastaj bëhen më keq; simptomat rikthehen, dhe shpesh shfaqen simptoma të reja”, thotë Hannah Davis, nga Grupi Kërkimor i Qytetarëve Shkencëtarë.

Sot shkencëtarët bien dakort se COVID-19 është një sëmundje në sistem; ajo ndikon organe të ndryshme të njeriut, përfshirë trurin dhe sistemin nervor.

Një studim i fundit i publikuar nga neurologu Igor Koralnik zbuloi se rreth një e treta e pacientëve që i mbijetuan COVID-it, patën modifikime të funksioneve të trurit. Simptomat ishin që nga çorientimi dhe deri tek rënia në koma. Dhe këto u shfaqën edhe tek pacientët me forma të lehta të COVID-it, madje edhe tek ata që nuk patën simptoma.

“Duhet ca kohë që njerëzit të kalojnë simptomat fillestare të frymëmarrjes. Më tej kanë një interval pa asnjë simptomë, dhe pastaj shfaqin këto pasoja të vazhdueshme neurologjike”, thotë zoti Koralnik.

Problemi i këtyre pacientëve afatgjatë po shtohet, dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara po hapen klinika të posaçme për të ndihmuar këta persona.

Në një klinikë në Seattle, Amy Compton-Phillips – doktorja që kuroi pacientin e parë me COVID në Shtetet e Bashkuara – po përpiqet të mësojë më shumë për këtë kategori pacientësh.

“Po zhvillojmë një studim të madh me grupin e Qytetarëve Shkencëtarë, në përpjekje për të kuptuar se cilat janë simptomat, çfarë përjetojnë që nga momenti i diagnozës. Po përpiqemi të kuptojmë nëse pacientët afatgjatë janë 35%, 10% apo 75%. Nuk e dimë, por po përpiqemi shumë që të mësojmë”, thotë ajo.

Edhe Michael Reagan shpreson të ketë ndonjë përgjigje së shpejti. Si shumë pacientë të tjerë afatgjatë, ai ende nuk punon dot. Më e shumta që mund të bëjë është një shëtitje e shkurtër me qenin e tij./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLJA ME SAMPDORIAN/ Milani humb yllin e mesfushës. Ja lista me lojtarët e grumbulluar
Previous article KISHTE VJEDHUR DY MAKINA.../ Arrestohet shpërndarësi i heroinës në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT