• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJET NË SHKODËR/ Gurakuqi kërkon ndihmën e Ambasadës amerikane: Ata janë të vendosur për të vrarë…
Home
Shqipëri

NGJARJET NË SHKODËR/ Gurakuqi kërkon ndihmën e Ambasadës amerikane: Ata janë të vendosur për të vrarë…

2 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Pas ngjarjeve të ndodhura në Shkodër, ku së fundmi u vra me breshëri plumbash një 30-vjeçar, ka reaguar edhe deputeti i PD në këtë qytet, Romeo Gurakuqi.

Ai shprehet se këto ngjarje  në Shkodër janë vetëm maja e ajsbergut.

“Nuk eshte nje serial kriminal i veres 2018, por eshte eksplodimi dhe dalja jashte kontrolli, e rendit te gjerave te nentokes se qeverisjes, qe kryetari i PS filloi te ndertonte fshehurazi, ne pranveren e pare te “Rilindjes”, ne kohen e zbatices qe lane pas,  “dalezotsat” dezertore te krahines.”, shpreht ai.

Ai thotë se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me disa ngjarje, por me një sistem kriminal të përhapur në të gjithë vendin.

“Eshte koha e qëndresës… Mijera bashkeqytetare tane jane me ne qe kemi mbetur ne kete ane, qe eshte toka jone, e tyre, e atyre qe nuk jetojne me dhe na e kane lane per ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojme, te gjithe se bashku, si shkodrane.

Une ju bej thirrje per qendrese dhe bashkim. Ne nuk do ta leshojme Shkodren tone.

Bashkeqytetaret tane me te shquar ne Vendin e Lire po bejne ne kete moment cdo gje ne dore te tyre, per te ndalur  doren gjakatare te Edi Rames, Fatmir Xhafajt dhe Ditmir Bushatit, mbi kryeqytetin e krenarise shqiptare, te bukuren e dheut, qe sot lengon nga suksesi i perkohshem i pabesise se pushtetit”, shprehet ai duke kërkuar edhe vëmendjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë si dhe përfaqësisë së Republikës Federale të Austrisë.

Deputeti demokrat kërkon ndihmën e ambasadës amerikane: Ngjarjet kriminale në Shkodër janë…

Reagimi i plotë:

Ata jane te vendosur per ta vrare shpresen dhe jeten e ketij qyteti!

Asht nje vendim i kahershem i tyre: hakmarrje ndaj bashkesise, qe guxoi te sfidonte panderprere mitin e perjetesise se eterve te kuq.

Ajo cfare ndodh keto dite ne Shkoder, eshte vec maja e ajsbergut e dhunes, terrorit te fshehte, dere me dere, vesh me vesh, qe ndodh cdo dite ne heshtje ketu, dhe qe po e vdes shpresen per ringritje. Skuadra te tera kembeshpejtish, individe te huazuar, qe hyjne dhe dalin pa u ndjere dhe pa u njohur nga askush, levizin cdo dite dhe nate, qoshkave te erreta te Shkodres se zene peng. Eshte nje seri e paralajmeruar me kohe prej nesh, qe nuk mund te injorohet nga asnje vajtim. Nuk eshte nje serial kriminal i veres 2018, por eshte eksplodimi dhe dalja jashte kontrolli, e rendit te gjerave te nentokes se qeverisjes, qe kryetari i PS filloi te ndertonte fshehurazi, ne pranveren e pare te “Rilindjes”, ne kohen e zbatices qe lane pas,  “dalezotsat” dezertore te krahines.

Nuk kemi te bejme thjesht me disa ngjarje, por me nje sistem kriminal te perhapur ne te tere Shqiperine, te drejtuar nga Kryeministri i vendit, permes pashallareve socialiste, qe ne Shkoder ka tejkaluar cdo limit te parashikuar edhe nga vete ideatoret e regjimit te frikesimit. Shkodres, Byroja e Partise, bazuar mbi parimin e vazhdimesine, i solli pinjollin e vogel, te sherbetorit te vjeter te pushtetit perandorak te Kmereve. Eshte ajo skilja e vogel qe kinse “udheheq” hapjen e bisedimeve me BE. Ai sot hesht dhe fshihet, e se bashku me te, i gjithe entourage qe i shkoi pas per vite me radhe, me gezimin femijnor hakmarres.

Eshte nje sistem i ndertuar nga Bunkeri i Surrelit, enkas per te blere dhe mbajtur pushtet politik, ekonomik, financiar; nje ushtri e tere paraushtarakesh, te komanduar nga nentoka e pushtetit te PS, qe sherben per te zaptuar toka,  kontrolluar trafiqet, ndertuar hidrocentrale, koncensionuar inceneratore; nje rrjet i tere i shperndare, per te grabitur me bekimin e ligjit te mazhorances, cdo centim te parase dhe pronave publike, nga fondet qendrore deri te ato lokale, nga terrenet teatrore deri tek organizatat sportive vllaznore; nje sistem i tere i kompromentimit galopant te individeve me pushtet, te fshikulluarve, qe nuk mund te lahen dot me tre fjali propagande konsumuese; nje kamzhik vrastar qe hesht fjalen e lire dhe vendos ne ikje qytetarin e thjeshte qe nuk bzan. Ai prek te gjithe, edhe socialistet e thjeshte, qe nuk duhet te behen me pale me kurthaxhinjte e pushtetit te Tiranes, per nje kafshate buk, qe ua leshojne ne kembim te rreshtimit. Eshte koha per t’u bashkuar te gjithe ndaj partise sone qe asht SHKODRA, Shtepia Jone e Perbashket.

Eshte koha e qendreses, qe paraardhesit tane, ne kohe me te veshtira, e kane perballuar me bashkim, urtesi dhe orientim nga miqte e vertete.

Mijera bashkeqytetare tane jane me ne qe kemi mbetur ne kete ane, qe eshte toka jone, e tyre, e atyre qe nuk jetojne me dhe na e kane lane per ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojme, te gjithe se bashku, si shkodrane.

Une ju bej thirrje per qendrese dhe bashkim.

Ne nuk do ta leshojme Shkodren tone.

Bashkeqytetaret tane me te shquar ne Vendin e Lire po bejne ne kete moment cdo gje ne dore te tyre, per te ndalur  doren gjakatare te Edi Rames, Fatmir Xhafajt dhe Ditmir Bushatit, mbi kryeqytetin e krenarise shqiptare, te bukuren e dheut, qe sot lengon nga suksesi i perkohshem i pabesise se pushtetit.

Ne emer te komunitetit te qytetareve shkodrane kerkojme vemendjen e Ambasades se SHBA ne Tirane dhe perfaqesise se Republikes Federale te Austrise.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E MAGAZINËS MË FIER/ Zjarrfikësit arritën të nxjerrin 6 bombola gazi. Çfarë ka mbetur pas flakëve (FOTOT)
Previous article Mbyllet pjesa e parë/ Teuta dhe Kamza ndahen në barazim, miqtë "falin" disa herë

k.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT