• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJET KRYESORE/ Kush janë pesë lajmet e javës që “u harruan” nga media
Home
Shqipëri

NGJARJET KRYESORE/ Kush janë pesë lajmet e javës që “u harruan” nga media

4 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

‘Ngjarje ndodhin me miliona në botë gjatë një ditë, por ngjarje që kanë ndodhur konsiderohen  vetëm ato që transmetohen në media’.

Java që po lëmë pas ishte plot me zhvillime, por vëmendjen kryesore mediat në Shqipëri vendosën tja japin rastit të vajzës nga Nikla e Fushës Krujës duke vazhduar me aludime dhe opinione në studio televizive. Jo se kjo çështje nuk meritonte vëmendje, por ajo e kishte marrë mjaftueshëm kohën e saj ndaj dhe duhej të trajtoheshin të tjera tema që ishin po me interest ë lartë publik, pasi lidheshin direkt me jetën e tyre të përditshme.

Temat të cilat media në përgjithësi i trajtoi si të dorës së dytë  në fakt në çdo vend do të ishin me shumë rëndësi e interes pasi janë të rrafshit ekonomiko-social dhe kombëtar.

Le ti marrim me radhë, duke i rënditur njëra pas tjetrës ngjarjet që ndodhën por që nuk morën vëmendjen e merituar nga mediat, të cilat u fokusuan kryesisht te audienca dhe klikimet që sillte Xhisiela.

1- Referendumi i emrit në Maqedoni dhe fati i saj Euro-Atlantik:

Maqedonasit dhe shqiptarët votuan në 30 shtator për ndryshimin e emrit nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut, ndryshim i cili do t’I hapte asaj rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Në Maqedonia shqiptarët nuk janë një minoritet, por një faktor shtetformues ku jetojnë mbi 509 mijë qytetarë shqipfolës, sipas statistikave zyrtare atje. Interesi për bashkëkombasit tanë në Maqedoni ishte i lartë nga opinioni publik në Shqipëri, pasi bëhej fjalë për fatin e rrugëtimit të tyre drejt BE-së, por mediat në Tiranë i dhanë shumë pak hapësirë, duke e trajtuar në shumicën e rasteve si bisht emisionesh dhe jo si epiqendër debati.

2- Çeku i bebes – Rritja e bunusit deri në 16-fish dhe mbulimi universal.

Edhe kjo politikë e re sociale e cila ndihmon jo pak familjet që bëhen prindër duke filluar nga janari 2019, u la si një temë e dorës së dytë, kur në fakt përfitues janë të gjitha shtresat, pra mbulimi është universal. Ka vende në Bashkimin Europian që bonusin për të porsalindurit nuk e japin për të gjithë fëmijët, por vetëm për shtresat në nevojë, ndërkohë që në Shqipëri do të aplikohet për të gjithë fëmijët. Saktësiht, për fëmijën e parë të lindur ky bonus është 8-fishuar pagesa në 400 mijë lekë, për të dytin është 16-fishuar në 800 mijë lekë dhe për të tretin është 24-fishuar në 1.2 milionë lekë. Kjo natyrisht nuk është mjaftueshëm, por është një hap i mirë që shteti shqiptar e ndërmori. Dhe natyrisht që është lajm dhe i mirë.

3- Eurobondi foli, ekonomia shqiptare më e besueshmja në rajon: 

Përshpejtimi i vazhdueshëm i rritjes ekonomike, trajektorja rënëse e borxhit publik dhe rritja e eksporteve, që sjell një ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e bilancit të pagesave, kanë rritur qartazi besimin tek ekonomia shqiptare, e cila konsiderohet tani prej bankave ndërkombëtare si më solidja në rajon. Emetimi i “Eurobondit” me normën e interesit më të ulët historike, prej vetëm 3,5% është një tregues i qartë i këtij fakti.

Edhe më domethënëse, oferta prej 1,2 miliardë eurosh për 500 milionët e kërkuara nga qeveria shqiptare, çka ndikoi në uljen e normës në këtë nivel. Kjo sepse shumë më tepër banka dhe institucione financiare paraqitën ofertë për bondin shqiptar, krahasuar me “Eurobondin” e mëparshëm.

Me një vlerësim prej 3,5%, sot ekonomia shqiptare konsiderohet si njësoj e besueshme me ekonominë italiane dhe atë hungareze brenda Bashkimit Europian, por më e sigurt për të investuar se në Greqi apo Rumani, dy vende që kanë një normë më të lartë se 4%, përsa i përket bondeve me një kohë afatgjatë maturimi (5-10 vite).

4- Banka Botërore: Rritja ekonomike, më e lartë se parashikime, punësimi po redukton varfërinë.

Banka Botërore, në një raport të publikuar ditën e sotme mbi ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor rriti pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Sipas parashikimeve të përditësuara, rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit do të shkojë në 4%, nga 3,6% që vlerësohej fillimisht prej këtij institucioni.

“Rritja e punësimit ndihmon në uljen e mëtejshme të varfërisë në vend, ndërkohë që pritet të zvogëlohet edhe defiçiti fiskal dhe borxhi publik”, shkruhet në raport.

Në raportin e mëparshëm, Banka Botërore vlerësonte se rritja do të ngelej në nivelin prej 3,5-3,6% për shkak se hyrja drejt finalizimit të projektit të TAP, do të reduktonte fluksin e investimeve të huaja në vend.

Megjithatë, pavarësisht se TAP ka reduktuar investimet, rritja ekonomike, e shtyrë nga turizmi dhe eksportet, ka tejkaluar vlerësimet e mëparshme të Bankës Botërore.

Përmirësimi i situatës ekonomike në vend u reflektua më parë gjatë kësaj jave edhe në interesin e Eurobondit, që Shqipëria ishte në gjendje ta përfitonte me vetëm 3,5%.

Një interes i tillë është i ngjashëm me interesin që Italia apo shumë vende të tjera të Bashkimit Europian arrijnë të emetojnë bono afatgjata në tregjet ndërkombëtare.

5- Gjermania do të japë një shumë rekord ndihme në nëntor për Shqipërinë:

Gjermania kontribuon për përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri. Së fundmi ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz bëri të ditur, se Gjermania do të japë një shumë rekord ndihme për Shqipërinë në nëntor.

Në festimet me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman në Tiranë të mërkurën (03.10.) ambasadorja gjermane, Susanne Susanne Schütz dha një lajm të mirë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Schütz tha se “në nëntor të këtij viti Qeveria Federale, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, do t’i japë një shumë rekord Shqipërisë për të realizuar projekte të mëtejshme”.

Të gjitha lajmet që cituam më lart janë të lidhura pazgjidhmërisht me jetën e përditshme të qytetarëve, pasi janë ekonomi. Por mesa duket për studio televizive në Tiranë, interesi i publikut ka kaluar në plan të dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ETUR PËR SUKSES/ “Pse më zëvendësoni, jo, jo, jo…”: Zbulohet çfarë i tha NEYMAR trajnerit
Previous article VRASJA E GJYQTARES/ Dalin para gjykatës fëmijët e Fildez Hafizit. Gjatë dëshmisë...

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT