• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ngjarjet e 2017, viti i përshtatjes me realitetin
Home
Jetë

Ngjarjet e 2017, viti i përshtatjes me realitetin

7 January, 2018 Ina.Autor Jetë

Nëse 2016-ta ishte vit kur populizmi reaksionar mbërtheu botën, atëherë 2017-ta do të mund të cilësohej si viti i përshtatjes me realitetin e ri. Derisa një rend i ri botëror po e merrte formën gjatë tërë vitit, politikanët në mbarë botën po mundoheshin të gjenin mënyra për t’u adaptuar.
Do të ishin dy kthesat e 2016-s, vota britanike për largimin nga Bashkimi Evropian dhe fitorja e Donald Trumpit në SHBA, ato që më 2017 do të jepnin efektet e veta në praktikë, derisa aleancat e kamotshme do të viheshin në pikëpyetje.

Në SHBA presidenti Trump do të vazhdonte t’i lëkundte themelet e rendit të vjetër botëror dhe të tërhiqej nga marrëveshje e politika të kamotshme, duke bërë që Washingtoni në botë të mos merrej më si partner i besueshëm, shkruan “Koha Ditore”. Një gjë e tillë do të manifestohej përmes deklaratës së njohur të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, se “Evropa duhet të marrë fatin në duart e veta”.
Plasjet e shpërfaqura nëpër Evropë

Vetë Evropa gjatë tërë 2017-s ka qenë në ethet e zgjedhjeve në shumë shtete, në të cilat kandidatët populistë të së majtës dhe të së djathtës kanë pasur gjasa të mëdha të fitores. Kishte qenë eksodi i aq shumë refugjatëve sirianë nxitës i nacionalizmit populist prej Austrisë e deri në Hungari, prej Parisit e deri në Berlin, derisa kishte pasur edhe peshë të madhe në fushatën për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, triumfuan mbi kandidatët nacionalistë, por fitoret e tyre kanë mbetur pezull që nga ajo kohë. Arsyeja është jo vetëm fuqizimi i nacionalizmit, por shkaku që këto fuqi të mëdha ekonomike të Evropës janë të ndara rreth të ardhmes së kontinentit. Po të mos kishte pasur një shpërfaqje aq të theksuar të nacionalizmit, që do të gëzonte mbështetje tek qytetarët, atëherë hapësira e tyre politike për marrëveshje do të kishte qenë më e madhe.

Po qe se Evropa ka fat, atëherë mund të krijohet një qeveri e re gjermane në mars të 2018-s. Pikërisht atëherë Merkeli dhe Macroni planifikojnë të prezantojnë idetë e tyre për integrimin e mëtejmë të BE-së. Ndërkohë është vazhduar të kërkohet fokus mbi Ballkanin, sidomos shkaku i ndikimit rus dhe atij kinez.

Në Vjenë kancelari i ri konservator, Sebastian Kurz, ka formuar një koalicion me Partinë e Lirisë, parti kjo e së djathtës ekstreme, kundër imigrimit, të cilës i është dhënë Ministria e Brendshme, e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme.

Në Poloni, Partia qeverisëse nacionaliste konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë është përballur me mediet dhe gjyqësorin. Më 20 dhjetor, Komisioni Evropian nisi procedurat kundër Polonisë, për cenimin e vlerave të përbashkëta evropiane dhe sundimin e ligjit. Cilido të jetë epilogu, shoqëria polake tani është e përçarë.

Përçarje janë vërejtur edhe brenda vetë Britanisë së Madhe, shkaku i Brexitit dhe negociatave përcjellëse. Skocia, Walesi, Irlanda Veriore e madje edhe Londra kanë versione të ndryshme se si do të duhej të dukej raporti i këtij shteti me BE-në në të ardhmen. Këto ndasi e vënë në rrezik vetë Britaninë e Madhe.

Spanja është po ashtu e përçarë rreth statusit të ardhshëm të Katalonjës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Seriali "Narcos" i jetës së Escobar-it po fut në sherr vëllain me kompaninë gjigande filmike
Previous article Anita Haradinaj reagon pas raportimeve se iu refuzua viza amerikane: Jeni bërë si media serbe

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT