Rusjon Kercuku, djali që shihni në foto është 18 vjeçari i cili humbi jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së premtes në Pesaro të Italisë.
Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.
Ai ishte duke shkuar të takonte disa miq të tij.
Por sipas policisë, viktima kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.
Plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Kercuku, në Mars kishte festuar 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.



