• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJE E RËNDË/ Vrau 17-vjeçaren shqiptare, autori i dyshuar i jep fund jetës
Home
Breaking News

NGJARJE E RËNDË/ Vrau 17-vjeçaren shqiptare, autori i dyshuar i jep fund jetës

14 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën Kosovën. Në fshatin Vitomericë të Pejës, një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një 17 vjeçe e më pas është vetëvrarë. Me rastin tashmë është duke u marrë policia e Kosovës. Megjithëkëtë, rrëfimi i familjarëve të vajzës së mitur e cila dyshohet se u vra nga fqinji i saj, jep detaje të reja sa i përket kësaj ngjarjeje.

Vëllai i viktimës, Bajrami, ka treguar se (R.B, 58-vjeçari), personi i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares (A.R), kishe pak ditë që kishte ardhë nga Gjermania për në Kosovë. Sipas, Bajramit, vëllait të 17-vjeçares, i dyshuari për vrasjen e motrës së tij, 58-vjeçari me dhunë në ora 04:30 të mëngjesit kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë 17-vjeçaren ku pastaj e kishte dërguar atë në një shtëpi tjetër.

Ajo në shtëpinë jo shumë larg vendit ku për vite kishte jetuar ishte gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje nga një familjare. I vdekur në atë shtëpi u gjet edhe 58-vjeçari.

“Rreth orës 4:30 në mëngjes ka ardhur ky kojshia e kish marrë motrën prej shtëpisë me zor. E kish marrë e kish qitë në shpinë e vet. Në ora 06:00 në mëngjes u çova me shku në punë, shoqja më tha që (A..) nuk është në shpi. Pastaj rreth orës 16:30 më ka thirrë djali i axhës në telefon e më tha që e kemi gjetë (A,…), por (R.B), ky kojshia e ka vra edhe ata edhe vetën”, ka deklaruar për portalin Indeksonline, Bajrami, vëllai i vajzës së mitur e cila u gjet sot e vdekur në një shtëpi në fshatin Vitomericë të Pejës”.

Vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare, Bajrami, tregon se fqinji i tyre R.B kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për në Kosovë. madje thotë se raportet i kishin pasur të mira me 58-vjeçarin.

“Ai e ka rrite vetë at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë. Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka sqaruar ai.

Megjithëkëtë, organet e hetuesisë kosovare janë duke i zhvilluar hetimet sa i përket kësaj vështjeje. Për Gazetën Express nga Prokuroria kanë sqaruar se viktima dhe dorasi ishin fqinjë në mes vete.

“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

Por nga Prokuroria e Pejës tregojnë se trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës ka dalë në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obdukim, gjithashtu janë dërguar edhe arma dhe gëzhojat për ekzaminim. Dyshimet e para janë se fillimisht është kryer vrasja e më pas vetëvrasja”.

Për këtë rast ende nuk ka ndonjë person tjetër të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Por policia mbrëmë rreth kësaj ngjarje ka arrestuar katër, në vendin ku ndodhi një vrasje e dyfishtë në fshatin Vitomiricë të Pejës. Të dyshuarit e arrestuar kishin sulmuar zyrtarët policorë në vendngjarje. Të arrestuarit janë vëllai i viktimës dhe tre persona të tjerë

“Zyrtarët policorë janë sulmuar nga familjarët, njëri prej tyre dyshohet se ka qenë vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare. Kanë dashur të hyjnë në vendin e ngjarjes, policia nuk i ka lejuar, policia ka ndërhyrë, më pas të dyshuarit i kanë sulmuar zyrtarët policorë”, kanë thënë për Express nga policia e Pejës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAQEDONI E VERIUT/ Mickoski propozon: Në mes të korrikut të mbahen zgjedhjet e parakohshme...
Previous article GREQIA GATI PËR TURIZMIN/ Mitsotakis: Përparësia jonë siguria dhe shëndeti i turistëve të huaj

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT