Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Lezhë ku ka humbur jetën një 24 vjeçar, raporton newsbomb.al.
Marian Lushej, i shkolluar për inxhinieri, ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta por burimet bëjnë me dije se i riu është vetëvrarë.
Humbja e tij ka pikëlluar jo vetëm motrën dhe prindërit por mbarë komunitetin e fshatit Mërqi në Lezhë.
Ata që e njohën thonë se 24 vjeçari ishte një djalë i arsimuar, i edukuar, i sjellshëm e i qeshur dhe me dëshirë për të jetuar ndaj nuk dihen arsyet që e çuan drejt aktit vetëflijues.



