• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA TRONDITËSE NË DIBËR/ Banorët: Nazmija ishte grua e urtë, familje e mirë. Dje shkuam…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA TRONDITËSE NË DIBËR/ Banorët: Nazmija ishte grua e urtë, familje e mirë. Dje shkuam…

11 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një vrasje që u zbulua për banorët dhe opinionin publik pas disa orësh. Krimi i rëndë në Dibër, ku nusja Miranda Markja, 44 vjeç vrau me thikë vjehrrën e saj Nazmije Markja 74 vjeçe ka tronditur fshatin e vogël të Burimit në Maqellarë të Dibrës, por jo vetëm.

Teksa flasin për gazetarin Enver Doçi, banorët thonë se kanë shkuar për ngushëllim që prej ditës së djeshme kur iu erdhi lajmi për vdekjen e 74-vjeçares, por nuk e kanë ditur arsyen e vërtetë. Ata shprehen se e kanë marrë vesh nga të afërmit dhe televizori. Për viktimën dhe familjen e saj fjalët janë vetëm të mira. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, për të cilat thuhet se vuante autorja, ata ngrenë supet.

“Nazmija shumë e mirë, e urtë, e sjellshme, ujin nuk e turbullonte. I kam fis të largët. Dy djemtë i ka në Itali nusja, një voc të vogël ka këtu, një gocë e ka martuar në Bulqizë, rri në Angli. Nusja, thonë që ka qenë pak me të meta.
Bashkëshorti ishte në Maqellarë duke shitur me një tavolinë, kur e morën në telefon dhe ka ardhur e ka gjetur të vrarë nga ora 4 pasdite dje. Kanë njoftuar policinë, se kush nuk e di dhe erdhi policia”, tha një banor.

“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë.
Në televizor e dëgjova. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”, shprehet një tjetër banor.
“Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania. E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëlluam dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutisht. Nuk na thanë, sot në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar tek Neës24. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë”, deklaron një tjetër.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme, teksa sipas hetimeve paraprake, nusja e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen për 6 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU BEZDISIN CELULITET? Atëherë këto janë dy recetat që ju duhen për t´i larguar nga trupi
Previous article TAKIMI ME TË RINJTË/ Veliaj: Fusha e Laprakës nga një hapësirë e zaptuar u bë bizhu për Tiranën. Karta e studentit...

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT