• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA TRAGJIKE/ Kush ishte 16-vjeçari nga Berati që HUMBI JETËN duke punuar arë, i ati në spital
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA TRAGJIKE/ Kush ishte 16-vjeçari nga Berati që HUMBI JETËN duke punuar arë, i ati në spital

5 October, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Është kjo ara ku sot ishte duke punuar dhe humbi jetën tragjikisht në një fshat të Beratit 16-vjeçari Mikel Blicari. Mbeti i plagosur rëndë i ati i tij, Luftari, pasi të dy ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Mikeli shkoi të ndihmonte të atin, në punët e përditshme të bujqësisë, në fshat.

Ishte nxënës shkolle, vetëm 16-vjeç, dhe teksa punonte në arë, fati tragjik do t’ia ndërpritste sot të gjitha ëndrrat në mes.

Milkel Blicari ndërroi jetë sot në fshatin Lapardhë të Beratit, rreth orës 13:30, pak momente pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Babai i tij është Luftar Bilcari, pas ngjarjes, është dërguar me urgjencë në spital.

Siç shihet vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë është një arë me misër dhe ajo përshkruhet në mes nga shtyllat që lidhin telat e energjisë elektrike për fshatin.

Raportohet se 16 vjeçari ka qenë duke korrur misër në parcelë kur e ka zënë korenti.

I ati është munduar ta shpëtojë por nuk ia ka dalë. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por ka qenë e kotë, për të ndihmuar djalin, i cili kishte ndërruar jetë.

Luftar Blicari, babai i 16-vjeçarit është trasnportuar drejt Traumës në Tiranë, por nuk dihet gjendja e tij e fundit shëndetësore.

Një ngjarje tronditëse, që ka shokuar komunitetin e zonës dhe më gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESFUSHORI FLUTURON DREJT LONDRËS/ Arsenal paguan klauzolën e lojtarit të Atleticos, nis gara me kohën
Previous article KËRKON PËRFORICME NË EKIP/ Barcelona largon mbrojtësin, ofertë të re për lojtarin e Guardiolës

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit rinisin sulmet me gurë e fishekzjarrë ndaj efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT) Aktualitet

KRIM I RËNDË NË ZALL-HERR/ Vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

BILANCI I PROTESTËS SË DHUNSHME/ Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS SË DHUNSHME/ Ministria e Shëndetësisë: 36 të lënduar gjatë ditës së djeshme, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT