• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA SHOKUESE NË FRANCË/ Si luftoi me terroristin nëna e tre fëmijëve, duke shmangur thellimin e masakrës
Home
Nderkombetare

NGJARJA SHOKUESE NË FRANCË/ Si luftoi me terroristin nëna e tre fëmijëve, duke shmangur thellimin e masakrës

31 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Tragjedia në Francë, ku një terrorist nga Tunizia vrau 3 persona, dy me prerje koke, mund të kishte patur bilanc më tragjik nëse një 44 vjeçare nuk do jepte alarmin.

Një nënë heroinë “vdiq si luftëtare”, pasi jo vetëm që luftoi me terroristin, por arriti të largohet nga kisha ku ndodhi masakra, duke dhënë alarmin.

Simone Barreto Silva, edhe pse u godit disa herë me thikë nga 21 vjeçari, doli nga kisha dhe kërkoi ndihmë në një restorant aty pranë.

Nënë e tre fëmijëve vdiq më pas për shkak të plagëve të marra.

Fjalët e saj të fundit drejtuar ndihmës mjekëve ishin: “Thuaju fëmijëve të mi se i dua”.

Anderson Argolo, një prift që njihte familjen e zonjës Silva, i tha gazetës Folha de S. Paulo: “Ajo ishte një luftëtare dhe vdiq si një luftëtare. Pavarësisht se ishte lënduar, ajo vrapoi dhe ishte në gjendje të jepte alarmin, duke parandaluar një tragjedi më të madhe “.

Motra e saj Solange Barreto tha për gazetën e Amerikës së Jugut Correio të Bahia:

“Ajo luftoi kundër vrasësit dhe madje edhe kur u plagos arriti të largohej nga kisha duke kërkuar ndihmë dhe duke paralajmëruar të gjithë se çfarë kishte ndodhur derisa të vinte policia. Me mirësinë e saj ajo shmangu një tragjedi e cila mund të kishte qenë edhe më e madhe”.

FOTO/ Si luftoi me terroristin në Francë nëna e treFOTO/ Si luftoi me terroristin në Francë nëna e treFOTO/ Si luftoi me terroristin në Francë nëna e treFOTO/ Si luftoi me terroristin në Francë nëna e treFOTO/ Si luftoi me terroristin në Francë nëna e tre

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË PËR 21 JANARIN DHE GËRDECIN/ Rama: Kemi bërë dhe ne gabime, ama s’kemi vrarë me plumb protestuesit, as me shpërthime
Previous article TËRMETI 6.6 BALLË/ Kush është 14-vjeçari nga Fieri që u plagos nga rrënojat në Greqi (EMRI+FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT