Detaje të tjera mësohen për vrasjen që tronditi sot qytetin bregdetar të Durrësit.
Arbër Kota, autori i vrasjes me thikë të 34-vjeçarit, Idajet Dulla në zonën e Plepave, në Durrës është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota.
Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, kur ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë automjetet.
Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.
Policia po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen në qytetin bregdetar.