Sipas informacioneve të reja, Aldison Beluli 23 vjeç dhe 21 vjeçarja Ariela Murati, e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra,ishin nga i njëjti fshat, nga Zharrëzi i Patosit në qarkun e Fierit. Gjithashtu ato kishin mbaruar të dy studimet në të njëtin gjimnaz, ‘Sotir Kapo’ në Zharrëz nga ku ka nisur edhe histori e pelqimit te djalit.
Mësohet se të dy të rinjtë kanë qënë me nota shumë të mira në shkollë. Ndërsa, autori i vrasjes, Aldison Beluli njihet si djalë i urtë dhe jo problematik.
/AlpeNews.al/