• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA QË TRONDITI ELBASANIN/ Bie pengmarrja, MUSMUÇA dhe e DASHURA mbeten në BURG për…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA QË TRONDITI ELBASANIN/ Bie pengmarrja, MUSMUÇA dhe e DASHURA mbeten në BURG për…

5 January, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Elbasanit, ka vendosur të enjten të lerë në qeli dy të arrestuarit Bexhet Musmuça dhe të dashurën e këtij të fundit, shtetasen Fjola Cani, të cilët u ndaluan për tentativën e pengmarjes së Aurel Gunit. Ky i fundit është vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan, kur në datën 29 dhjetor 2018 u përball me Bexhet Musmuçën, i cili i kërkoi që ta çonte Gunin pa dëshirën e tij, tek kompleksi “Univers”, pasi sipas Musmuçës këtë gjë ja kishin kërkuar Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari.

Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici Aurel Guni, se Musmuça kishte tentuar ta merrte peng për llogari të Çapjave, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë ngritur një akuzë për “Heqje të paligjshme të lirisë” ndaj Musmuçës. Ky i fundit njihet në Elbasan si përdorues droge dhe ka dalë ditën e enjte para gjykatës së Elbasanit duke u përballur vetëm me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” të makinës së Aurel Gunit dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këtë akuzë policia ia ka ngritur pasi në xhepin e tij gjatë kontrollit fizik janë gjendur dy doza me heroinë. Të dyja akuzat Musmuça i ka pranuar në gjykatë dhe nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar një masë më të butë nga trupi gjykues. Ndërkohë prokurori i çështjes Neritan Hoxha, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues.

Të njëjtën masë sigurimi ka aplikuar gjykata dhe për të dashurën e Bexhet Musmuça, Fjola Cani, e cila është arrestuar për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar”, pasi rezultoi se kishte kërcënuar me jetë anëtarë të familjes së Aurel Gunit. Aurel Guni gjatë dhënies së denoncimit ka pohuar se Bexhet Musmuça, i ka thënë se ishte urdhëruar ta çonte tek Ardjan Çapja dhe te Ervis Çaushllari. Aurel Guni ndër të tjera është shprehur se “…Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ardjan Çapja dhe Ervis Çaushllari. “Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im,”-kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin.  Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty” ka thënë ai .

Disa ditë më parë policia e Elbasanit përmes një njoftimi të dytë për këtë ngjarje të rëndë tha se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë Bexhet Musmuça 39 vjeç pasi ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin Aurel Gunit. “Është arrestuar edhe shtetasja Fjona Cani 28 vjeçe, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit Aurel Guni, për të tërhequr kallëzimin. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin Bexhet Musmuçën ndërsa për shtetasen Fjona Cani për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”-thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIKU MË I MADH I SHQIPTARËVE/ Haradinaj: Engel ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në
Previous article "DO PRANOSH APO JO?" Renato Mekolli i propozon live konkurentes në emision (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT