• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA QË TRONDITI BERATIN NË 1987/ Si u dënuan me pushkatim dy të rinjtë Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi
Home
Dossier

NGJARJA QË TRONDITI BERATIN NË 1987/ Si u dënuan me pushkatim dy të rinjtë Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi

16 November, 2018 Isa.Autor Dossier

Gjyqi i katër të rinjve të “Grupit armiqësor të Poshnjes” dhe akuza qesharake e Sigurimit të Shtetit, ku u dënua me 25 vjet Muharrem Protoduari dhe 20 vjet Ushtar Çobo.

luftetar-prododuari

“4 djem të rinj do të hidhnin në erë me sasi të vogla eksplozivi, Kombinatin e Tekstileve, që shtrihej në një rreze prej 1 km dhe që ruhej rreptësisht me policë të armatosur”. Ishte kjo akuza apsurde e Sigurimit të Shtetit në janarin e vitit 1987, në qytetin e Beratit. Një ngjarje që nuk kishte as më të voglën mundësi të ndodhte, për shkak se zona ishte rreptësisht e kontrolluar nga regjimi. Megjithatë, Sigurimi i Shtetit sajoi këtë akuzë, duke shigjetuar katër djem të rinj, që natyrisht i përkisnin asaj shtrese që duhej goditur, siç i  kishte etiketuar regjimi, kulakë.

Luftëtar Protoduari, Muharrem Protoduari, Riza Hazizidhe Ushtar Çobo, u arrestuan në verën e vitit 1977 me akuzën e hedhjes në erë të Kombinatit të Tekstileve “Mao Ce Dun” në Berat. Ishte një akuzë që do të montohej ashtu siç kishte ndodhur, përgjatë gjithë historisë së Sigurimit të Shtetit. Ishte një akuzë e paqënë ndaj kundërshtarëve realë apo imagjinarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Katër djemtë u cilësuan si “Grupi Terrorist i Poshnjes”. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua si një show në qytetin e Beratit, një ngjarje që do ta trondiste fort atë qytet të lashtë.

Një fotografi e godinës ku është zhvilluar gjyqi, është publikuar pak kohë më parë nga Gazeta Shqiptare. Atje shfaqet ndërtesa e Degës së Brendshme të Beratit, vendi ku u torturuan për më shumë se tetë muaj, katër të rinjtë e pafajshëm. Dy prej tyre, Luftëtar Protoduari dhe Riza Hazizi u dënuan me pushkatim, ndërsa Muharrem Protoduari dhe Ushtar Çobo u dënuan me respektivisht 25 dhe 20 vjet burg. Gjyqi u zhvillua në Kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe vendimi u shpall nga gjykatësi komunist, Ali Zanko

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEHJES/ Gafa tjetër e Junker. Shfaqet me këpucë të ndryshme
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Policia masa të rrepta në "Loro Boriçi" për ndeshjen, Shqipëri-Skoci

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT