Ngjarja ka ndodhur në Hania, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat greke, 27-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres, ndërsa ka qenë fqinja ajo që e ka shpëtuar pasi ka dëgjuar të bërtiturat.

Fqinja ka treguar se ka shkuar në banesën e tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhte, por shqiptari i kishte thënë se çdo gjë ishte në rregull. Pas këmbënguljes së saj, dhe pohimit nga gruaja e tij se po e dhunonte, 27-vjeçari ka shpërthyer edhe ndaj fqinjës me ofendime.

Sakaq, pas arrestimit është zbuluar se çifti shqiptar nuk kishin dokumentacione, e për këtë arsye pritet që të dëbohen drejt Shqipërisë. BW