• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA NË DURRËS/ Babai mbeti i vdekur, rëndë i biri. Arrestohen 5 persona, 3 të tjerë…
Home
Breaking News

NGJARJA NË DURRËS/ Babai mbeti i vdekur, rëndë i biri. Arrestohen 5 persona, 3 të tjerë…

19 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohen pese persona si pergjegjes per ngjarjen e rëndë te ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një person humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Nngjarja ndodhi në Lagjen numër 13, në Durrës, pas një konflikti mes disa personave. Viktimë ka mbetur shtetasi Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur i biri, Erald Gjini, 19 vjeç.

Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasit K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës. “Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës”- njofton policia.

Pas tyre, u arrestuar edhe shtetasit E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

NJOFTIMI

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në lagjen nr.13, Durrës, mbrëmjen e djshme.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas si dhe shpallen kërkim tre të tjerë.

Shërbimet e Policisë Durrës, pas njoftimit se në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit të menjëhershëm e profesional si dhe gatishmërisë së shërbimeve të tjera të Drejtorisë që ishin në zbatim të të planit të masave me pika kontrolli në të gjith qytetin e Durrësit, për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :

E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH BOJKOT NGA PD? Salianji: Rrezikohen zgjedhjet e integrimi në BE sepse...
Previous article E RËNDË/ Stuhia Ianos i merr jetën një gruaje në Greqi, dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, çahen argjinaturat e lumenjëve në...

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT