Pas ngjarjeve në Bularat, nga vrasja deri te varrimi i minoritarit grek, Konstandinos Katsifas, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare, ka reaguar edhe zv/ministrja e rendit greke Papakoska.
Papakoska ka kërkuar dialog të sinqertë me Shqipërinë për të drejtat e minoriteteve, duke e cilësuar parakusht për pranimin e vendit tonë në BE.
“Dialog të sinqertë me Shqipërinë për të drejtat e minoriteteve. Këto janë parakushte për pranimin në BE. Shqipëria t’u japë pakicave të gjithë të drejtat. Greqia duhet t’u kujtojë Shqipërisë të drejtat e minoriteteve”, është shprehur ajo në facebook


