• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA/ Kundërshtoi shembjen e banesës dhe terrorizoi lagjen. Qëlloi me armë e plagosi punonjësin e IMT
Home
Breaking News

NGJARJA/ Kundërshtoi shembjen e banesës dhe terrorizoi lagjen. Qëlloi me armë e plagosi punonjësin e IMT

12 August, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shembja e një banese në kryeqytet ka terrorizuar një lagje të tërë pasditen e sotme. Pasi punonjës të IMT-së zbarkuan sot në lagjen Todi Shkurti për të zbatuar urdhrin për shembjen e një banese, kanë hasur në kundërshtinë dhe në rebelimin, deri në përdorimin e armës, nga një kryefamiljar. Qani Muça pasi është zënë verbalisht me punonjësit e IMT-së dhe policinë, është konfiktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit Ilirjan Gavelli, duke e plagosur në bark.

Nderkohe qe mesohen dhe detaje se si rrodhi e gjithë ngjarja e rëndë, që mund të kishte pasoja edhe më dramatike. Sipas Çelmetës, pasi autori u vu në dijeni nga vajza e tij e vogël e cila ishte në banesë e vetme, iu afrua vendngjarjes, ndërkohë që me vete kishte dhe një armë zjarri, pistoletë. Gazetari pohon se si fillim mes Muçës dhe punonjësve të IMT-së ka pasur përplasje verbale dhe fizike, dhe më pas ai ka hapur zjarr ndaj Gavellit, i cili ka firmosur edhe aktin për shembjen e banesës. Më pas mësohet se ai ka qëlluar disa herë në drejtim të mureve të banesës, ndërsa një prej plumbave ka përfunduar në një makinë.

Një tjetër detaj i rëndë qështë fakti se autori ka kërcënuar me armë edhe një rom që kishte te banesa që të merrte hekurat që kishin mbetur pas shkatërrimit. Në gjendje të rënduar, mësohet se ai ka qëlluar me armë drejt tij, por plumbi fatmirësisht nuk e ka prekur.

Ndërkohë ai është arrestuar fill pas ngjarjes së rëndë, e cila mund të kishte përmasa edhe më të mëdha. Punonjësi i IMT-së është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht atij janë duke iu bërë ende ekzaminime, por deri tani është nën trajtim intensiv dhe fatmirësisht gjendjen shëndetësore e tij është stabël.

NJOFTIMI I POLICISE

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52-vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO RIKTHEHEM"/ Djali ukrainas që punon në Durrës: Flas çdo ditë me babin dhe vëllezërit që kam në luftë
Previous article DALIN PAMJET/ Punonjësi i IMT-së po zbatonte urdhrin për shembjen e banesës, por u plagos nga kryefamiljari

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT