• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA HORROR/ SHQIPTARI “Tony Montana” tërheq vëmëndjen e “Daily Mail”. Ja çfarë shkruajnë
Home
Ekskluzive

NGJARJA HORROR/ SHQIPTARI “Tony Montana” tërheq vëmëndjen e “Daily Mail”. Ja çfarë shkruajnë

15 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ngjarja horror, ku një shqiptar Mane Driza, i njohur me psedonimin “Tony Montana”   vrau shokun e tij Stefan Bledar Mone, në Londër  duke e goditur 20 herë me thikë, me motivin se ai I kishte vjedhur unazën e martesës.

Por historia thriller nuk mbaron me kaq.

Media ndërkombëtare kanë shkruar vazhdimisht për këtë ngjarje, ku së fundmi “Daily mail” në një artikull të sajin ndër të tjera shkruan: Autori I ngjarjes, I njohur ndryshe si “Tony Montana” është akuzuar edhe në vendin e tij të origjinës, Shqipëri, për dy vrasje, përkatësisht të batë të një djali dhe të atit të tij.

Në Catania, Sicilia, në qershor të vitit 2002, ai u dënua  për vrasjen e Maskaj Artanit dhe Blushaj Albert, si dhe tentativën për vrasje të Maskaj Lefter.

Driza, i njohur gjithashtu si Sokol Drenova, nuk ka vendbanim  të qëndrueshëm dhe ka mohuar vrasjen e  Mones.

Ngjarja e plotë:

Një shqiptar i njohur me pseudonimin  Tony Montana po përballet me një proces gjyqësor në Angli me akuzën se ka vrarë në mënyrë makabre mikun e tij. Vrasja ka ndodhur në 1999.

Mane Driza akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, një krim makabër pasi viktima kishte 120 plagë në trup.

Arsyeja e sulmit ka qenë pretendimi i Drizës se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba.

Driza, ose “Tony Montana shqiptar”, në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punë ti gjenin një thikë, shkruan BBC.

Skena horror

Në atë kohë, Mone po shoqëronte bashkëshorten e tij, 6 muajshe shtatzanë, për kontroll mjekësor në spital. Por sipas kamerave të sigurisë të qytetit, ai u sulmua në Wembley në mënyrë barbare nga miku i tij, shqiptari Driza.

Sipas prokurorisë angleze, në vrasje janë përdorur disa lloj thikash.

Bashkëshortja e viktimës tregoi se kur u gjet trupi pas një dite ajo mundi ta njihte vetëm nga rripi i pantallonave pasi trupi ishte i copëtuar.

Pas ngjarjes, autori fluturoi drejt Italisë për të mbuluar gjurmët.

Arrestimi

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit.

Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AI NUK PRANOI TË NDËRRONIN POZICIONIN/ 21-vjeçarja i fut plumbin ballit të dashurit gjatë seksit
Previous article OPERACIONI "VAZHDIMËSIA"/ Ja emrat e 5 të arrestuarve me 21 kg kanabis çokollatë në Lushnje

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT