Një burrë dhe një grua janë arrestuar me dyshimin për vrasjen e një foshnjeje të gjetur të vdekur në pyll.
48-vjeçari dhe gruaja e tij 33 vjeç besohet të jenë prindërit e të porsalindurit, i cili u zbulua në prill, në pyjet e Heyëood, në Londër.
Oficerët e policisë londineze i vendosën foshnjës emrin Pearl, e cila është gjetur e zhveshur dhe me dy brinjë të zhdukura.
Por, nuk dihet nëse mungesa e brinjve vinte si pasojë e defkteve të lindura apo nga braktisja e saj.
“Sot, të mërkurën më 25 korrik 2018, një 48 vjeçar dhe një grua 33 vjeçare janë arrestuar me dyshimin për vrasje”, ka deklaruar policia.


