• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGJARJA E RËNDË NË PARIS/ Ky është mësuesi që ju pre koka, publikohen pamjet kur policia ekzekuton me 10 plumba…
Home
Nderkombetare

NGJARJA E RËNDË NË PARIS/ Ky është mësuesi që ju pre koka, publikohen pamjet kur policia ekzekuton me 10 plumba…

17 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Pesë persona të tjerë u arrestuan gjatë natës në Francë pas vrasjes së një mësuesi historie pranë një shkolle në periferi të Parisit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të paraburgosurve në 9, tha një burim gjykate sot.

Midis pesë të arrestuarve janë prindërit e studentit që dyshohet si autor i krimit, i cili studionte në shkollën Conflan St. Honorin ku mësuesi jepte mësim.

Çifti i bashkëshortëve kishin kishin një mosmarrëveshje me mësuesin për skicat e Muhamedit që ai kishte treguar në klasë.

Tre të tjerët nga pesë të arrestuarit nuk ishin anëtarë të familjes së autorit të krimit.

Katër persona, përfshirë një të mitur që i përkiste familjes së autorit të krimit, ishin arrestuar më herët në Evre, në Francën veriperëndimore.

Identiteti i autorit të vrasjes, mbi të cilin u gjet një dokument identifikimi, u konfirmua nga hetuesit, sipas të njëjtit burim gjyqësor.

Bëhet fjalë për një 18-vjeçar rus me origjinë çeçene, Abulak A., i cili ka lindur në Moskë.

Ai kishte një histori të së drejtës penale, por nuk dihej radikalizimi.

Për skicat e Muhamedit

Ironia tragjike është se mësuesi që ra viktimë e fanatizmit mysliman, gjatë trajtimit të temës së “lirisë së mendimit” kishte treguar karikaturat e profetit Mohamed nga Charlie Hebdo .

Sipas mediave ndërkombëtare, emri i profesorit fatkeq ishte Samuel Patti.

Redaktorët e revistës Charlie Hebdo në një deklaratë zyrtare shprehën revoltën e tyre për aktin barbar.

“Intoleranca sapo ka kapërcyer një prag të ri dhe duket se nuk ndalet nga asgjë për të imponuar terrorin e saj në vendin tonë.

Shoqata Kombëtare e Arsimit të Mesëm në Francë u bëri thirrje anëtarëve të saj të mbajnë një minutë heshtje në shkolla në kujtim të kolegut të tyre të vrarë dhe në mbështetje të të gjithë kolegëve, të nxënësve dhe prindërve.

Vrasja e tmerrshme po hetohet nga Prokuroria e Kundër Terrorizmit, e cila në njoftimin e saj thekson se ka nisur një hetim paraprak për “vrasje në lidhje me një operacion terrorist” dhe “krijimin e një bande kriminale, terroriste”.

Ministri i Brendshëm Geral Darmanen, i cili ndodhej në Marok për një vizitë zyrtare, vendosi të kthehej menjëherë në Paris.

Presidenti francez nga ana tjetër foli për terrorizmin islamik, duke shtuar se terrorizmi “nuk do të vazhdojë”.

 

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/10/16/7387675936489914091/640x360_MP4_7387675936489914091.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUSTRI/ Ministri i Jashtëm austriak infektohet me COVID-19, test për të gjithë anëtarët e qeverisë
Previous article HYN NË FUQI VENDIMI/ Covid-19 mbyll nga sot Parisin dhe 8 qytete të mëdha franceze, në karantinë pas orës 21:00

s.autor

Postime të ngjashme

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur Botë

TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË KOLUMBI/ 254 viktima, 2,600 të plagosur dhe rreth 200 të zhdukur

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret Botë

NDËRROI AVIONIN PAS KËRCËNIMIT TË MUNDSHËM IRANIAN/ Trump konfirmon manovrën: Bëra atë që më tha Shërbimi Sekret

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT