• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E RËNDË NË HAS/ Dëshmitë prekëse: Me zor kemi ndaluar edhe gruan, gjithë fshati u mundua t’i shpëtojë
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA E RËNDË NË HAS/ Dëshmitë prekëse: Me zor kemi ndaluar edhe gruan, gjithë fshati u mundua t’i shpëtojë

19 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatime Lushi që humbë jetën si pasojë e zjarrit që ra në banesën mëngjesin e sotëm.

Një bashkëfshatar i tyre u shpreh se nuk kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar. Gjithashtu ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda” tregon Shkozet Bebexhia një tjetër bashkëfshatar.

Ndërsa një tjetër thotë se kur Rexhën e kemi nxjerrë jashtë ai ishte i dëmtuar fare. Por fqinjët besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Rexhën e kemi gjet tu u kall akoma në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet. Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58″, thotë Neritan Koka, një i banor i fshatit.

Ndërkohë kushëriri i dy viktimave mes dhimbjes dhe dëshpërimit thotë, se Rexha sakkrifikoi jetën për të shpëtuar nënën.

“Në orën dy e kur e kemi marrë vesh, kur erdhëm, gruaja tregoi se ka hyrë për të shpëtuar nënën dhe ka ngelur brenda. Ata me zor e kanë ndaluar edhe gruan (që të mos hynte në banesë). Ishin tre anëtarë brenda, djali, nëna dhe e reja. Ka 3 fëmijë në emigrim, dy i ka Londër, një e ka në Francë. Nuk e di si ndodhi ngjarja, as shkaku. Më të dëshpëruar nuk ka. Ka vdekur për nënën”, thotë Kadri Lushi kushëriri i viktimave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË BRUKSEL/ Rama krah Kurtit në foton familjare me Von der Leyen dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
Previous article ABUZIMI ME TENDERIN E DRURËVE/ Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për Eduart Kapri

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma Aktualitet

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën Aktualitet

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën

E RËNDË NË MIRDITË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MIRDITË/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT