Ky është momenti kur 23 vjeçari Regis Runaj është gjetur i shtrirë në tokë pasi është vrarë mbrëmë pranë varrezave në Elbasan.
23-vjeçari është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine.
Krimi ndodhi rreth orës 22:10 në lagjen “Emin Matraxhiu”.
23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit.
Vrasja e tij dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik.
Mësohet se Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge, ndërsa ka dyshime se vrasja të ketë ndodhur për territorin e lëndëve narkotike.




