• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E PËRGJAKSHME NË RINAS/ Dalin detaje të reja: Përplasja e policisë me autorët “shpërtheu” kur…
Home
Breaking News

NGJARJA E PËRGJAKSHME NË RINAS/ Dalin detaje të reja: Përplasja e policisë me autorët “shpërtheu” kur…

9 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera dalin në dritë pas grabitjes së bujshme të ndodhur pasditen e kësaj të marte në aeroportin e Rinasit.

Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit (foto më poshtë) ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës. Porta ndodhet në krahun e fshatit Larushk. Katër personat e armatosur, kanë prerë me darë portën e hekur.

Forcat e sigurisë së kompanisë private që ruan aeroportin nuk i ka vënë re duke qenë se ishin të veshur me rroba komando të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit.

Me të hyrë, grabitësit kanë shkuar tek pjesa e “barkut” të avionit duke marrë një sasi të konsiderueshme parash. Ishin disa banka që po transportonin kartëmonedhat jashtë vendit. Grabitësit kanë arritur të marrin një pjesë të tyre.

Në momentin që po grabitej shuma e parave, punonjësi i zjarrfikëses ka thënë se është prerë dera dhe biseda është dëgjuar nga FNSH-ja dhe policia e Rinasit, të cilët janë vënë në lëvizje.

Pasi janë vënë në ndjekje të autorëve, policia ka parë grabitësit në përpjekje për të djegur furgonin me të cilin ishin marrë paratë në aeroport. Me të pikasur forcat e rendit, ka nisur përplasja me armë, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre.

Grabitësit po i priste një tjetër mjet ku kanë ngarkuar paratë dhe janë larguar, duke braktisur furgonin e parë pa e djegur atë.

Duke qenë se policia nuk kishte fushëpamje të mjaftueshme janë tërhequr përkohësisht, për të vëzhguar autorët e grabitjes, të cilët janë larguar për në fshatin Çekrezë me makinën e dytë.

Atje, e kanë djegur atë dhe janë arratisur përfundimisht në drejtim të paditur.

Furgoni i parë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOMENTI I KËRCËNIMIT/ Dalin PAMJET, ja grabitësit me armë në shkallët e avionit
Previous article PASI ZBARKUAN NË AMSTERDAM PËR SFIDËN CHAMPIONS/ Allegri: Gati të rikthehet...

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT