• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E ELBASANIT/ Familjarët e Lefter Zhidrut: Ishte shumë i stresuar. I dridhej trupi nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA E ELBASANIT/ Familjarët e Lefter Zhidrut: Ishte shumë i stresuar. I dridhej trupi nga…

29 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Të afërmit e 71-vjeçarit Lefter Zhidru që u vra nga RENEA më 24 Shtator në Elbasan, thonë se kjo ngjarje mund të ishte shmangur. Duke folur për emisionin Uniko në Klan Plus, Maria Siveri, motra e Lefter Zhidru, tregoi se kishte biseduar me vëllain në telefon dy herë ditën kur 71-vjeçari po mbahej i rrethuar brenda banesës nga forcat speciale.

“Ai ishte shumë i stresuar. Shpirti i tij dhimbte kaq shumë sa nuk e ka njeri idenë në këtë botë. I thashë, Lefter, të keqen motra qetësohu. Nuk qetësohem dot. 71 vjeç ishte, sëmundje, sheqeri i kishte vajtur 500, tensionin e kishte. Më dridhet trupi thoshte, nuk flas dot se më ikën zëri”.

Ndërsa vëllai i 71-vjeçarit të ndjerë, Thanas Zhidru ka zbuluar se Lefteri ishte përfshirë në tregtinë e gomave nga Rumania në vitet e para të demokracisë.

“U prish sistemi edhe ai ka takuar një inxhinier rumun që bëri maternitetin e ri të Sarandës. Në ’92-’93 me atë punoi si shofer për 6 muaj, bashkë me atë bënin tregtinë e gomave nga Rumania edhe pulla për gomat”.

Në rrëfimin e tyre, ata thonë se kanë dyshime që e gjithë kjo ngjarje të jetë e orkestruar. Nuk ngurrojnë të drejtojnë gishtin edhe drejt bashkëshortes së vëllait të tyre, Floreshës, për të cilën thonë se duhet të sqarojë pozitën e saj.

“Në qoftë se Floresha e dinte që ai kishte nga ato në shtëpi, pse s’kishte vajtur më përpara të lajmëronte policinë? Këtu ka një pikëpyetje të madhe”, thotë vëllai.

“Floresha t’i japi të vërtetat kështu si kanë qenë dhe si janë bërë. Deri sa doli nga shtëpia edhe thotë për burrin që do më vrasi, a çfarë tha në polici se një diçka të tillë ka thënë që erdhi policia rrethoi pallatin, ajo duhet të japë një përgjigje”, deklaron motra.

Megjithatë, Thanas Zhidru dhe Maria Siveri shprehen se zbardhjen e vrasjes së vëllait të tyre do t’ia lënë drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AFRUA ME BUJË TEK MILAN/ Mesfushori përshëndet shokët dhe largohet nga "Kuqezinjtë". Ja ku do luajë
Previous article HAPJA E KAZINOVE/ Flet Rama: Gënjeshtër e madhe! Nuk ka asnjë hapje bixhozi në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT