• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJALLJA E KRISHTIT/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! COVID-19 boshatis kishën
Home
Sociale

NGJALLJA E KRISHTIT/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! COVID-19 boshatis kishën

18 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të zhvillojë meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Këto Pashkë, ndryshme nga vitet e tjera, do të zhvillohet me kisha të boshatisur për shkak të COVID-19, ku besimtarët do i ndjekin ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Një situatë e tillë nuk ndodh që nga koha e rënies së diktaturës komuniste dhe sot për shkak të virusit të rrezikshëm besimtarët nuk do jenë të pranishëm as në kishë dhe as në rrugë. Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që na mëson kjo ‘luftë’ me koronavirusin dhe mesazhi që na sjellin Pashkët.

Disa ditë më parë kryepeshkopi Anastas Janullatos në mesazhin e tij në prag të Pashkës ortodokse tha se Perëndia nuk do të na braktisë në këtë moment të vështirë nga koronavirusi dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë.

“Teksa qëndrojmë në shtëpi, nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë dhe veprime të thjeshta, me heshtje të dhembshur, me dëshirë të mirë dhe gëzim. Për më tepër nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë; le ta zgjerojmë interesimin tonë edhe te miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia! Diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe. Kjo luftë, e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm, mbarënjerëzor të solidaritetit” tha Janullatos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIATDHESIMI/ "Çmimet janë të përballueshme", qytetarja: Faleminderit që na sollën në atdhe
Previous article COVID-19/ Kina hidhet në kundërsulm: Virusi u soll nga jashtë dhe ka një gen që e vërteton

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT