• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ Albulena Haxhiu: S’ka pushime verore pa konstituimin e Kuvendit. Gjithçka zgjidhet nëse opozita…
Home
Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ Albulena Haxhiu: S’ka pushime verore pa konstituimin e Kuvendit. Gjithçka zgjidhet nëse opozita…

17 June, 2025 s.autor Rajon

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas dështimit të 33-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se mosvotimi nga ana e partive tjera politike është veprim i papërgjegjshëm politikisht e juridikisht shkelje e Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Haxhiu tha se gjithçka zgjidhet nëse partitë politike vendosin të kryejnë “detyrat që i kanë”.

Vlerësoj edhe njëherë që është qëndrim i papërgjegjshëm, politikisht veprimet e opozitës janë veprime të papërgjegjshme, juridikisht janë shkelje të kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Uroj që opozita të reflektoj sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme që ata të marrin pjesë në votim.

Nuk themi që ata duhet të votojnë domosdo po, ne po themi që është e rëndësishme që opozita të marrë pjesë në votim, e ka obligim kushtetues, për ata duhet të votojnë për, kundër ose abstenim, gjithçka zgjidhet në qoftë se opozita vendos të kryej detyrat që i ka”, tha Haxhiu.

Haxhiu përmendi edhe të kaluarën kur PDK-ja nuk ka propozuar dy muaj radhazi emrin e kandidatit për kryetar të kuvendit, duke thënë se LVV-ja nuk është duke e bërë këtë dhe se është e rëndësishme që të jenë bashkë e të unifikuar.“Ne do të ishim bllokues në çoftë se pas votimit të deputetëve nuk do të bënim propozimin për kandidatin për kryetar të kuvendit, siç ka ndodhur në të kaluarën, PDK-ja nuk e ka propozuar dy muaj radhazi emrin e kandidatit për kryetarë të kuvendit, por ne se kemi bërë këtë, e kemi adresuar përgjegjësinë që kemi, kemi thënë që është e rëndësishme që të jemi bashkë, të jemi të unifikuar, kur vie puna te qeveria përgjegjësia i mbetet Lëvizjes Vetëvendosje”, shtoi Haxhiu.

Ndërsa rreth pushimit veror për deputetët, Haxhiu tha se nuk do të ketë pushime pa konstituim të Kuvendit. /KP/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO SHIHNI INTER TË RI"/ Chivu karikon zikaltërit, Martinez flet si lider
Previous article ELIONA PITARKA BËHET NËNË PËR HERË TË TRETË/ Lë ndjekësit në pritje: Ja misteri që nuk ka zbuluar ende

s.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT