• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGËRÇI I ÇËSHTJEVE/ Gjykata e Lartë në “KOLAPS”. Mbi 26 mijë dosje gjyqësore të pashqyrtuara
Home
Aktualitet
Drejtësi

NGËRÇI I ÇËSHTJEVE/ Gjykata e Lartë në “KOLAPS”. Mbi 26 mijë dosje gjyqësore të pashqyrtuara

25 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Ftuesi i Gjykatës së Lartë nuk e hap derën për të bërë gati arenën ku do të duhej të mblidhen gjyqtarët supremë për të dhënë drejtësi.

Të hapura janë vetëm zyrat e gjyqtarëve që kanë mbetur në detyrë. Sallat janë mbyllur me çelës.

Kolegjet penale nuk funksionojnë më, përsa kohë dy gjyqtarët Artan Zeneli e Tom Ndreca u shkarkuan. Kolegji Penal ka mbetur me vetëm një anëtar, që është Edmond Islamaj.

Lista e proceseve penale të anuluara apo të shtyra pa afat është e gjatë. Korridoret janë bosh, nuk ka as avokatë, as palë që presin procese. Zëdhënësja na shoqëron drejt ambientit me solemn të Gjykatës së Lartë, tek i cili fillimisht zhytemi në errësirë.

Në një situatë normale dhe bindjeje ndaj ligjit, Gjykata e Lartë duhet të kishte 19 anëtarë. Por tashmë janë 6 anëtarë, prej të cilëve kanë fituar 3 anëtarë garën e vetting-ut dhe tre të tjerë presin.

Në mes të asgjësë ka mbetur edhe lutja e Nënë Terezës drejtuar gjyqtarëve për të dëgjuar e thënë të vërtetën sepse ata që kaluan vetting-un do t’u duhet të mblidhen në dhomat e këshillimit për të vendosur për çështje emergjente si masat e sigurimit apo urdhrat e ekzekutimit.

Tre të tjerët që po presin kanë përpara sfidën e vetting-ut.

Por e gjitha kjo përkthehet në një situatë ku stoku i dosjeve dhe i qytetarëve në Gjykatën e Lartë shtohet përditë. Brenda një muaji, fluksi është rritur në 26 500 çështje të pashqyrtuara ende. Por, edhe vjeshta do të jetë akoma më e vështirë për ata që do të kërkojnë drejtësi. Sepse plotësimi i këtyre karrigeve do të vijë vetëm pasi drejtësia të ketë qeverinë e saj, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Festivali Ndërkombëtar i "Jazz & World music" për herë të 7-të në Shqipëri, flet drejtori: Qëllimi është...
Previous article DUAN CHAMPIONSIN/ Bayern Munchen bën një SUPER blerje dhe hyn në histori

g.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT